E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti ne galeri, jeta e minatorit ne rrezik

Jeta e minatorit te aksidentuar ne minieren e Bulqizes dy dite me pare mbetet ende ne rrezik. Esat Deda, 47 vjec, i plagosur rende nga shembja e nje masivi dheu ne nivelin 14, ne galerite e kromit, ndodhet nen terapi intensive ne Spitalin Ushtarak dhe mjeket ende nuk japin garanci per jeten e tij. Ngjarja ndodhi rreth ores 12:30 te dites se shtune, kur babai i tete femijeve ishte duke punuar se bashku me dy minatore te tjere ne nivelin e 14 te minieres se kromit. Por dy koleget e tij Bashkim Snalla dhe Subi Alla, i dhane ndihmen e pare shokut te tyre duke e nxjerre nga galeria dhe transportuar per ne spitalin e Bulqizes fillimisht dhe me pas ne Tirane. Aksidentet e njepasnjeshme ne kete miniere me pasoje vdekjen e shume prej minatoreve kane shqetesuar edhe drejtuesit e ketyre galerive per kushtet e punes. Madje jane zhvilluar edhe disa protesta e greva urie per rritje te rrogave e kushte me te mira pune. Minatori i fundit qe gjeti vdekjen ne thellesite e galerive ishte Njazi Alliu, banues ne Fushe-Bulqize.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›