I çmendur nga vdekja e të birit hap zjarr mbi fshatin
Një 53-vjeçar në gjendje të rëndë mendore për shkak të humbjes së të birit, 19 vjeç, ka vrarë një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër, pasi ka hapur zjarr pa arsye mbi bashkëfshatarët e tij në fshatin Podgori të Rrethit të Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17:30 në qendër të fshatit që ndodhet rrëzë Malit të Thatë.
Burimet nga vendi i ngjarjes treguan dje për gazetën se 53-vjeçari Reshit Adri kishte nisur të shtinte kuturu me një automatik kallashnikov që nga ballkoni i shtëpisë së tij, disa dhjetëra metra larg qendrës së fshatit. Më pas ai ka dalë nga shtëpia dhe duke ecur për nga qendra e fshatit ka vazhduar të hapë zjarr në drejtim të njerëzve që i zinte syri dhe në drejtim të shtëpive. Për pasojë ka mbetur i vdekur 40-vjeçari Lulëzim Laze, banor i Podgorisë, i cili ishte duke kaluar në rrugë kur 53-vjeçari ka hapur zjarr pa asnjë shkak dhe pa paralajmërim. Në rrethana ende të paqarta ka mbetur e plagosur edhe një grua, banore e këtij fshati, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Pogradecit. Burime nga spitali bënë të ditur se e plagosura është Shpresa Ruçi, 34 vjeçe, me profesion infermiere. Në pak minuta, të gjithë banorët e Podgorisë janë strukur nëpër shtëpi, ndërsa Reshit Adri vazhdonte t‘i fuste karikatorë të tjerë kallashnikovit të tij dhe të shtinte kuturu.
Policia është njoftuar me telefon për situatën dhe menjëherë drejt fshatit të largët janë nisur dhjetëra efektivë nga komisariatet e Korçës dhe Pogradecit. Në krye të operacionit për kapjen e personit të çekuilibruar mendërisht është vënë drejtori i Policisë së Qarkut të Korçës, Emri Vata, i ndihmuar nga shefi i Komisariatit të Korçës, Latif Kulla. Por sapo policët kanë mbërritur në fshat janë përballur me të shtënat e Reshit Adrit, i cili kishte zënë pozicion në një nga kodrat pranë shtëpisë së tij. Shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe Resht Adrit ka zgjatur për disa minuta, fatmirësisht pa shkaktuar të plagosur. Pas kësaj situate, policia është munduar të bëjë rrethimin e zonës dhe ka tentuar të komunikojë me 53-vjeçarin. Por në fillim ai u përgjigjej thirrjeve të policisë me të shtëna kallashnikovi. Krerët e operacionit kanë kërkuar përforcime, duke grumbulluar në fshatin Podgori thuajse të gjithë efektivët e policisë së komisariateve të Korçës, Pogradecit dhe Bilishtit. Më vonë është kërkuar edhe ndihma e forcave speciale RENEA, të cilat kanë mbërritur në fshat me dy furgonë rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Deri në orën 20:30, forcat e policisë kanë komunikuar në distancë me 53-vjeçarin, që sipas tyre ishte krejtësisht i papërgjegjshëm dhe reagonte në mënyrë krejt të paparashikueshme. Ai ka deklaruar dy herë se do të dorëzohej, por në pak minuta ka kthyer vendimin dhe duke mbajtur larg policinë nëpërmjet të shtënave ka arritur të largohet në drejtim të Malit të Thatë, në një terren tepër të thyer. Rreth orës 21:00, kur i kërkuari nuk u përgjigjej më thirrjeve të policisë, forcat RENEA të drejtuara nga komandanti i tyre, Luigj Vathi, kanë nisur një inkursion në drejtim të vendit ku mendohej se fshihej Reshiti. Mësohet se forcat RENEA më shumë se sa të kapin autorin e krimit, janë munduar të mbajnë të mbyllura shtigjet nga ku ky person me rrezikshmëri të lartë mund të depërtojë në zona të banuara dhe të rrezikojë të marrë të tjera jetë njerëzish. Ndërkohë, të gjithë banorët e fshatit Podgorie janë mbyllur nëpër shtëpi të këshilluar edhe nga policia për të shmangur lëvizjet. Policia ka qëndruar në pozicione deri në orët e vona të natës së djeshme pa arritur të kapë 53-vjeçarin.
I biri, ushtar i Gardës, u vetëvra në nëntor
Vetëvrasja e djalit
çmendi Reshitin
Reshit Adri është babai i Gëzim Adrit, djalit 19 vjeç, i cili më datë 12 nëntor 2008 vrau veten me kallashnikov, ndërsa kryente shërbimin ushtarak në radhët e Gardës së Republikës. Sipas policisë, 19-vjeçari vrau veten në një repart në Mullet të Tiranës, me armën e shërbimit, në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Pak ditë më pas u mësua se i riu e kishte kryer vetëvrasjen vetëm pak minuta pas kishte bërë një bisedë telefonike me familjen. Banorë të Podgorisë thonë se Reshit Adri e fajësonte veten për vdekjen e të birit dhe që nga dita që shtiu djalin në dhe nuk gjente paqe. Ai ishte mbyllur në vetvete, dilte rrallë dhe nuk fliste me njeri në fshat, por askush nuk e kishte menduar se tronditja do ta çmendte përfundimisht, deri në atë pikë sa të vriste njerëz të pafajshëm pa asnjë shkak, sikundër bëri dje në mbrëmje.