E Diel, 1 Nëntor 2026

I dashur zoti Kryeministër, Në këtë moment historik dua t'Ju shpreh mirënjohjen e popullit amerikan për mbështetjen që Ju dhe qeveria Juaj i ka dhënë deri tani luftës globale kundër t

I dashur zoti Kryeministër,

Në këtë moment historik dua t'Ju shpreh mirënjohjen e popullit amerikan për mbështetjen që Ju dhe qeveria Juaj i ka dhënë deri tani luftës globale kundër terrorizmit. Në operacionin për një liri të qëndrueshme Shqipëria çoi trupa në Afganistan në mbështetje të ISAF dhe siguroi armë dhe municione për ushtrinë kombëtare afgane. Brenda vendit, qeveria juaj ka ndërmarrë veprime energjike për të ndëshkuar terroristët dhe mbështetësit e tyre financiarë duke bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kontributet e Shqipërisë janë të njohura dhe të vlerësuara dhe ne nuk do t'i harrojmë ata që na kanë dalë në krah.

Për shkak të kundërvënies së Sadam Huseinit ndaj botës, ne ndoshta do të na duhet të përballojmë një sfidë të rëndësishme së shpejti. Ne e vlerësojmë lart gadishmërinë e Shqipërisë në mbështetje të përpjekjeve të Koalicionit. Këto veprime evidentojnë edhe me shumë rolin e Shqipërisë si një kontribues i rëndësishëm i sigurisë rajonale dhe globale.

Lidershipi, sikurse Ju vete e dini mire, konsiston në përballimin e sfidave. Bota po përballet me sfida te mëdha në këtë shekull të ri që variojnë nga armët e shkatërrimit në masë e deri te terrorizmi, krimi i organizuar si dhe shtetet që e mbështesin dhe e inkurajojnë terrorizmin. Asnjë vend nuk mund t'i luftojë këta armiq i vetëm; suksesi varet nga bashkëpunimi sa më i gjerë i mundshëm ndërkombëtar.

Kjo është bindja dhe angazhimi im.

Kontributi i Shqipërisë në këtë përpjekje ështe mjaft i shquar, dhe unë e vlerësoj lart atë.

Sinqerisht,

Xhorxh W. Bush

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›