E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pistoletat nga Holanda, kurthi ne poste

Trafiku i pistoletave nga Holanda drejt Elbasanit u zbulua nga sektori i sigurise se Postes Shqiptare, ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Doganave. Drejtori i sigurise ne institucionin postar, Isak Tema, tregon per "Koha Jone", se gjithcka u zbulua pas sinjalizimit ne skanerin qe ndodhet ne filialin e transitit te Kinostudio. "Rreth ores 08:00 te mengjesit te tri diteve me pare, skaneri dha nje sinjal te cuditshem. Thirrem punonjesit e doganes, pasi ne nuk mund te nderhyjme ne pakot postare. Ata e hapen dhe pane se, pervec nje lap-topi dhe xhupit, ndodhej edhe nje kuti me tre pistoleta, disa dhjetera fisheke dhe nje bombol e vogel me permbajtje te panjohur". Per zbulimin u njoftua Policia e Shtetit dhe Prokuroria, te cilet vendosen ripaketimin dhe dergimin e pakos ne destinacion. Te nesermen, pakoja mberriti ne qytetin e Elbasanit, ndersa police te veshur civile ishin vendosur ne pozicione strategjike. Drejtori Tema tregon se punonjesit e filialit postar te Elbasanit ishin instruktuar qe te dorezonin pakon pa krijuar probleme dhe te ruanin qetesine. Agim Shengjoni eshte paraqitur rreth ores 10:00 te paradites per te marre dy pakot e derguara prej tij nga Holanda. Ndersa dilte nga ambientet postare, ai eshte arrestuar nga disa efektive qe moren ne ngarkim edhe pakon e mberritur nga larg. Pistoletat qe vinin ne vendin tone nepermjet aeroportit te Rinasit kane pasur te njejtin person si dergues te pakos, por dhe prites te saj. Kete fakt e bejne te ditur burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila ka regjistruar dje edhe dosjen ne ngarkim te Agim Shengjonit. Sipas burimeve, sot pritet qe edhe te jepet masa e sigurise ne Gjykate te Krimeve te Renda. Nderkohe qe prokuroria mesohet se ne kerkesen e bere ne gjykata ka kerkuar caktimin mases se sigurise "arrest me burg". Burime nga prokuroria kane bere te ditur se Shengjoni ka qene emigrant ne Holande. Ky i fundit mesohet se ka nisur pakon prej andej, nderkohe qe eshte nisur edhe vete 3 dite perpara per t'i pritur pistoletat e paketuara ne vendin tone. Shengjini eshte paraqitur per te terhequr nje pako postare ne emer te tij, e cila vinte nga Holanda e destinacion kishte Shqiperine, pikerisht qytetin e Elbasanit, ku jetonte edhe Agim Shengjoni. Drejtori i sigurise, Isak Tema, thote se i riu kishte derguar disa here pako nga Holanda ne emer te te atit. Ky eshte rasti i dyte kur ne Shqiperi mberrijne arme me poste. Vitin e kaluar i njejti sektor i Postes Shqiptare kishte pikasur nje pistolete, duke i mundesuar policise arrestimin e destinatarit. R. Caushaj

Kokaina e zbuluar nga posta

Policia e Tiranes ka sekuestruar ne prill te vitit 2007 nje sasi prej rreth 10 kg droge e llojit kokaine. Ne saje te operacionit "Butik", u be i mundur arrestimi ne flagrance i Jamarber Abdulla Qinamit, 26 vjec, nga Tirana, polic praktikant pas kursit 6-mujor te policise ne Komisariatin e Policise nr.1 Tirane. Po ashtu, u sekuestruan dy pako postare te derguara nga Brazili, ne te cilat ndodheshin veshmbathje te imprenjuara me lende narkotike, qe dyshohet te jete e llojit kokaine. Droga ishte nisur nga Aeroporti i Malpenses me sistemin e shpejte EMS.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›