E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derrat sulmojne 7-vjecarin, shpetohet nga kalimtaret

Nje nxenes i klases se pare, ne shkollen 9-vjecare ne qytetin e Lacit, eshte sulmuar dje nga nje tufe derrash, vetem pak metra larg Bashkise se ketij qyteti. Armaldo Ndreca, ndersa po kthehej per ne shtepi, ka rene mbi trotuar, ndersa nje derr dhe gicat qe e shoqeronin jane turrur mbi vogelushin. Femija ka marre plage ne pjese te ndryshme te trupit, te shkaktuara nga kafshimet e derrave dhe ka thyer krahun e majte nga rrezimi i papritur. I ati i tij, Nik Ndreca, ka treguar se ka qene ne pune kur e kane njoftuar se djalin e kane derguar ne spital. "Kam ardhur shume shpejt, por kur kam pare trupin e gjakosur te femijes, si dhe doren e thyer, mbeta i befasuar", tregon babai i deshperuar. Sipas tij, femija do te kishte vdekur, nese kalimtare te rastit nuk do te kishin nderhyre per te hequr vogelushin nga nocka e derrit. Nik Ndreca thote se i ka kerkuar kryetarit te bashkise te merren masa per heqjen e derrave nga qyteti, pasi kjo ngjarje mund te perseritet edhe me femije te tjere. Ai thote se ka kerkuar edhe nderhyrjen e policise, por uniformat blu jane pergjigjur se "nuk ka ligj per heqjen e derrave". "Nuk di ku te kerkoj ndihme, thote Ndreca. Femija im u sulmua ne qender te qytetit, para bashkise, dhe askush nuk reagon, madje as derrave nuk i del kush per zot". Femija i eshte nenshtruar mjekimeve, ndersa ai gjendet ende ne gjendje traume psikologjike. Mesohet se Keshilli Bashkiak i Lacit ka miratuar mbi tre here vendimin per largimin e derrave nga qyteti, ne asnjerin rast nuk eshte marre asnje mase. Derrat vazhdojne te "shetisin" serbes perpara deres se institucionit vendor, ndersa njerezit duhet te ruhen edhe ne trotuare.

Sulmi i qenve ne Mamurras

Vetem tre vjet me pare, jo shume larg qytetit te Lacit, ne Mamurras, qente rrugace kane plagosur disa persona, pas nje "sulmi" ne qytetin e Mamurrasit. U desh te ndodhte kjo ngjarje, qe Keshilli Bashkiak i Mamurrasit te nxirrte nje vendim qe qente rrugace te vriteshin me qellim sigurimin e jetes se qytetareve.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›