Kryegjyqtaret, 54 ne gare per 22 vende bosh
TIRANE - Fushata elektorale per 22 vendet vakante per gjykata te nivelit te pare dhe te dyte do te startoje diten e neserme. Fushata do te vazhdoje dy dite dhe do zgjase disa ore, ku secili nga gjyqtaret pretendente per keto vende, do te paraqesin platformen e tyre lidhur mbi alternativat e gjithsecilit per drejtimin e gjykates, si dhe cfare sjellin te re dhe qe t'i bejne me te vecante, krahasuar me koleget e tyre. Te gjithe gjyqtaret, te cilet kane hedhur kandidaturen e tyre, do te konkurrojne dhe me pas do te vendoset edhe fituesi. Kjo eshte edhe hera e pare kur per zgjedhjen e kryetareve te gjykatave jane ftuar pjesemarres perfaqesues te shoqerise civile, juriste me eksperience ne fushen akademike dhe karrieren profesionale, prokurore, avokate, eksperte dhe partnere nga organizmat nderkombetare dhe media. Keta te fundit mesohet se edhe do te jene deshmitare te rregullave procedurale transparente dhe te barabarte, qe do te aplikohen gjate procesit te shqyrtimit te kandidaturave dhe te emerimit te kryetarit te gjykates. Sipas njoftimit zyrtar behet e ditur se Keshilli i Larte i Drejtesise do te vendose standarde te pa zbatuara me pare per emerimet e kryetareve te gjykatave, duke aplikuar debatin, transparencen dhe motivimin, nepermjet vendimeve te arsyetuara dhe te shkruara, per cdo emerim ne keto funksione drejtuese. Funksioni i kryetarit te gjykates eshte konceptuar jo vetem si nje funksion lideri, por kryesisht si perfaqesues i gjykates me palet e treta. Per kete arsye, Keshilli i Larte i Drejtesise, nepermjet ndjekjes se kesaj procedure te re, kerkon te bej pjese se vendimmarrjes se tij, opinionet e te gjitha grupeve te interesit ne procesin e emerimit te kryetareve te gjykatave, te cilet, gjate prezantimit te kandidaturave, ju krijohet mundesia te debatojne ne lidhje me keto propozime.