E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni, kapet prostituta 37-vjecare me klientin

G. Ashimi

Korce - Policia e Korces ka arrestuar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme nje 37- vjecare, e cila u kap ne flagrance ne nje nga hotelet e qytetit duke ushtruar prostitucionin. Gruaja 37-vjecare me iniciale G.Sh., e mberritur nga qyteti i Ersekes, eshte kapur "me presh ne dore" ne nje nga hotelet e dores se fundit ne qytetin e Korces. Kane qene informacionet e mbledhura ne rruge operative nga ana e policise ato qe kane cuar ne aksionin per kapjen ne flagrance te prostitutes se bashku me klientin e saj. Policia tha se ajo prej kohesh ushtronte prostitucionin ne kete hotel ku dyshohet se edhe femra te tjera kryejne prostitucion per pagesa te uleta ne te holla. Policia ka shoqeruar edhe nje 67-vjecar me inicialet N.M., qe ka qene me te per te kryer marredhenie seksuale kundrejt pageses. Sipas policise lokale, i moshuari kishte ardhur nga Greqia, ku dhe banonte prej vitesh, dhe ndersa ishte strehuar ne hotel, kishte kontaktuar me 37-vjecaren qe e kishte njohur aty. Pasi kishin rene dakord per cmimin, gruaja nga Erseka kishte shkuar ne dhomen e tij, dhe gjate ushtrimit te prostitucionit eshte kapur ne befasi nga nje kontroll i papritur i policise. Ky eshte rasti i trete brenda pak muajve qe policia rajonale e Korces godet cerdhet e prostitucionit si motele dhe hotele, duke arrestuar edhe 4 femra qe ushtronin prostitucion me pagese.

Denimi per femijen

Prostituta 37-vjecare ka qene e denuar me pare per braktisje te femijes. Sipas policise, ajo nuk eshte kujdesur me per femijen e saj, pas divorcit nga bashkeshorti. Kjo eshte hera e dyte per gruan qe del para togave te zeza, kete radhe me akuzen e ushtrimit te prostitucionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›