E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcohet mazhoranca Tavo bashkohet me LSI-ne

Tavo Rama nuk iu pergjigj kushteve te mia. Meta Tavo beri zgjedhjen e duhur e mirepresim ne LSI

Mazhoranca forcohet me nje deputet me shume pas levizjes se re te Vangjel Tavos i cili dje zyrtarizoi largimin nga PS-ja dhe bashkimin me LSI-ne. Ish-deputeti i Partise Socialiste Vangjel Tavo vendosi ti bashkengjitet grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim. Ai i kishte dhene kohe kreut te selise roze Edi Rama deri ne 29 tetor per plotesimin e disa kushteve qe ai kishte vendosur per rikthimin e tij por mungesa e pergjigjes nga ky i fundit ka bere qe deputeti i qarkut te Gjirokastres te vendose largimin dhe te bashkohet me LSI-ne. I lashe afat Partise Socialiste qe te reflektonte deri ne 29 tetor per kerkesat e mia dhe prisja pergjigje pozitive prej saj por nuk mora asnje pergjigje - tha Tavo. Deputeti ne fjale e kishte paralajmeruar Partine Socialiste dhe kreun e saj Rama per plotesimin e disa kushteve dhe pas kesaj ai do te merrte vendimin perfundimtar qe tani eshte ai i bashkimit me LSI-ne. Nga selia e LSI-se z. Tavo deklaroi Sot rreth nje muaj nga largimi im nga grupi parlamentar i Partise Socialiste ne pritje te nje pergjigjeje pozitive nga lidershipi i Partise Socialiste per kerkesat qe i kam bere une dhe shoket e mi socialiste te rrethit te Gjirokastres pergjigje e cila do te shtensiononte situaten ne Partine Socialiste te Gjirokastres dhe do me kthente mua ne grupin parlamentar te Partise Socialiste pergjigje e cila nuk ka ardhur deri ne daten 29 qe kishim vendosur si kusht une per te mbrojtur idete e mia te majta per te mbrojtur interesat e elektoratit tim vendosa qe ti bashkohem grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim ne krah te shokeve te mi te vjeter ne kete parti kryetarit te saj z. Ilir Meta dhe Luan Rama duke mbrojtur idete e mia te majta dinjitetin dhe integritetin tim si deputet ne Parlamentin shqiptar dhe duke qendruar per gjithe jeten socialist.

Nga ana e saj LSI e ka mirepritur deputetin Vangjel Tavo ne radhet e saj ku kryetari i saj Ilir Meta tha se kjo ishte nje zgjidhje e drejte dhe ne interes te vendit. Vangjel Tavo do te gjeje te gjitha hapesirat per te vijuar kontributin ne politike. Kjo eshte nje zgjidhje e drejte e mirepritur nje zgjidhje qe do te mbroje interesat e vendit dhe te majtes shqiptare - u shpreh z. Meta. Ai beson se kontributi i z. Tavo do te jete nje kontribut i shtuar ne vlera ne ide per shkak te eksperiences qe ai ka por edhe grintes politike qe ka treguar vazhdimisht. Ne kete menyre une besoj se ne te gjithe se bashku do te arrijme te mbrojme interesat e te gjithe qytetareve shqiptare qe duan integrimin e vendit dhe njekohesisht vlerat dhe aspiratat e te gjithe atyre socialisteve dhe progresisteve qe kane objektiv kryesor pershpejtimin e integrimit evropian te Shqiperise pasi me kete eshte i lidhur jo vetem kontributi i shumices se shoqerise shqiptare per 20 vite por edhe e ardhmja e mbare shoqerise sone dhe e gjithe qytetareve shqiptare. Edhe nje here tjeter e falenderoj z. Tavo per zgjedhjen qe ai ka bere. Jam i bindur qe kjo eshte nje zgjedhje e drejte eshte nje zgjedhje e mirepritur nga ana jone - theksoi z. Ilir Meta.

Largimi i Tavos nga Partia Socialiste erdhi pasi sipas tij nuk kishte nje konsensus per zgjidhjen e problemeve te brendshme te Partise Socialiste ne Gjirokaster. Madje Tavo ne lidhje me keto probleme ishte shprehur se votat ne Gjirokaster nuk jane manipuluar por jane shitur nga vete socialistet. Per Tavon qendrimi i tij ka qene i detyruar nga lideri i opozites Edi Rama per te cilin ai eshte shprehur se Rama e ka gjetur ate ne kete force politike dhe ai do te vazhdoje te mbetet socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›