E Diel, 1 Nëntor 2026

I dehuri vret fqinjin tentoi ta ndalonte te digjte shtepine

LUSHNJE - Tentoi te ndalonte fqinjin e dehur qe donte te digjte shtepine por vritet prej tij. Themi Koci 55 vjec u qellua dje rreth ores 1000 me arme automatike nga shtetasi Maksim Gjermeni. Ngjarja ndodhi ne lagjen Kadri Qystri te Lushnjes ku sipas policise autori 51-vjecar ne gjendje te dehur qelloi per vdekje komshiun. Mesohet se ngjarja e pati zanafillen kur Gjermeni tentoi te digjte banesen e tij. Viktima i cili e ka pare kete skene tentoi ta ndalonte ate. Ai i kerkoi 51-vjecarit te qetesohej dhe te reflektonte pasi ishte i dehur. Qetesohu se po te djegesh shtepine do te mbetesh ne qiell te hapur. Keshtu mesohet ti kete thene viktima fqinjit te tij por ky i fundit vetem sa eshte irrituar nga keshilla dashamirese e Themi Kocit. I acaruar ai eshte futur ne banese per te marre armen me te cilen qelloi fqinjin e tij duke e lene ate te vdekur ne vend. Fehmi Lushka eshte njeri prej fqinjeve i cili u ndodh pak metra larg vendit te ngjarjes. Ishte ora 1000 kur Maksimi bertiste neper oborr se do te digjte shtepine pasi e kishte te vjeter. Ai kishte marre nje shishe benzine ne dore dhe po bente sperkatjen e territorit te jashtem. Kur e pa kete skene Themiu shkoi me vrap dhe i foli duke i kerkuar te qetesohej. Por ai bertiste dhe thoshte se nuk kishte askush pune te nderhynte ne problemet e tij. Pas kesaj pushoi gjithcka... kur vetem pak minuta me vone degjuam krismat. Shkuam me vrap se e kemi fare prane por cfare te shihnim. Nje pellg gjaku ku dergjej Themiu. Tentuam ti japim ndihme por cdo gje kishte mbaruar. Autorin nuk e pame me aty u shpreh Lushka fqinj i viktimes dhe autorit te ngjarjes se rende. Sipas policise pas krimit autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes por pas disa minutash ai eshte vetedorezuar. Pas hetimeve te kryera rezultoi se dy fqinjet kishin pasur marredhenie te mira. Madje viktima e kishte ndihmuar Gjermenin per shume probleme qe vinin si rezultat i dehjes ne menyre te perseritur te tij. Ai jetonte ne kushte jo te mira ekonomike me gruan dhe tre femijet. Dje ne vendin e ngjarjes mberriten edhe zjarrfikeset te cilat ishin sinjalizuar nga viktima qe ne momentin qe ai kishte pikasur fqinjin e tij me shishen e benzines ne dore. Mesohet se 55-vjecari Koci ishte babai i kater femijeve te rritur. Deri ne oret e darkes i arrestuari nuk ishte marre ne pyetje pasi ai nuk ishte i vetedijshem ne rrefimin e plote te ngjarjes si pasoje e pijes. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›