Le gruan pa ndjenja vetevritet
Ngjarja e rende ndodhi pasditen e djeshme ne qytezen e Orikumit ne Vlore. Sipas policise tragjedia familjare e ka zanafillen kur Edison Haxhiraj 34 vjec pasi kishte debatuar me bashkeshorten e tij e ka dhunuar ate. Pasi ai e goditi me cfare mundi ne koke e trup 24-vjecarja Eglantina Haxhiraj u rrezua pertoke. Kur pa se e shoqja humbi ndjenjat Haxhiraj u tremb dhe u perpoq ta risjelle ate ne jete. Por nena e dy femijeve nuk po reagonte duke shkaktuar traume psikologjike tek bashkeshorti i saj. Ky i fundit duke menduar se gruaja e tij kishte vdekur zgjodhi si te vetmen rruge veteflijimin. E gjithe ngjarja e rende ndodhi ne sy te dy femijeve te mitur 2 dhe 7 vjec. Ata kane vene kujen ne shtepi cka solli reagim te menjehershem te fqinjeve te cilet shkuan ne banesen ku femija 7-vjecar kerkonte ndihme. Por fqinjet mberriten teper vone pasi i zoti i shtepise ishte vetehedhur nga ballkoni i katit te peste. Ngjarja shkaktoi panik tek banoret qe u bene deshmitare te pergjakjes se viktimes ne trotuarin e pallatit ku ai banonte. Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes pas sinjalizimit te dhene dhe nisi hetimin. Gruaja e cila vijonte te ishte pa ndjenja per shkak te goditjeve qe kishte marre ne te gjithe trupin por edhe ne koke u dergua me urgjence ne spitalin e Vlores. Ajo u permend disa ore me pas por burimet nuk konfirmuan nese gruaja e kishte mesuar tragjedine qe kishte ndodhur ne familjen e saj. Te afermit e viktimave ishin dje ne spital dhe rrefyen se cifti kishte lidhur kurore rreth tete vite me pare. Kohet e fundit ata kishin pasur mosmarreveshje per shkak te ekonomise se dobet. Edison Haxhiraj punonte ku te mundte por nuk kishte gjetur nje pune stabel. Se fundmi ai qendronte ne shtepi dhe nuk ishte angazhuar ne ndonje aktivitet. Edhe bashkeshortja e tij ishte e papune. Debatet mes tyre te shkaktuara nga varferia ekstreme ishin shpeshtuar duke provokuar edhe dhunen ne familje. Ata ishin te detyruar te paguanin edhe qirane e shtepise nderkohe qe nuk kishin asnje te ardhur per te ushqyer dy femijet e tyre. Burime nga spitali i Vlores bene te ditur se 24-vjecarja eshte jashte rrezikut per jeten ndersa po i nenshtrohet nje terapie intensive pasi ajo ndodhet gjithashtu ne traume psikologjike.
Vetehidhet nga ballkoni 37-vjecari
ELBASAN - Nje 37-vjecar humbi jeten tragjikisht diten e djeshme pasi u vetehodh nga kati i gjashte i pallatit ku ai banonte. Policia beri te ditur se ngjarja qe tronditi banoret e lagjes lirimi ndodhi rreth ores 1520. Viktima Bledar Rexhepi gjeti vdekjen e menjehershme ndersa kalimtare te rastit qe u gjenden para kesaj tragjedie sinjalizuan menjehere policine. Kjo e fundit mberriti ne vend dhe nisi hetimet. Deshmitare okulare te ngjarjes i pohuan grupit te hetimit se kishin pare viktimen teksa ishte ngjitur me vullnetin e tij ne ballkon dhe me pas ai ishte vetehedhur. Blute moren ne pyetje edhe familjaret e 37-vjecarit. Sipas tyre i ndjeri prej disa vitesh kishte shfaqur probleme mendore cka dyshohet te kete qene edhe shkaku i veteflijimit te Rexhepit. Ngjarja tronditi gjithe zonen pasi trupi i tij qendroi per nje kohe te gjate ne rruge derisa erdhi nje autoambulance e derguar nga Qendra Spitalore. a.k
ORIKUM/ QEMAL BIRAKU