E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia sekuestron 300 kg hashash

Policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni të kodura “Rrebeshi” ka bërë të mundur sekuestrimin e 300 kilogramë hashash. Sasia e lëndës narkotike u gjet në një makinë në rrugën Gjirokastër-Sarandë, tek kryqëzimi i fshatit Dervicjan.
 

Policia e GJirokastrës ka marrë informacion në rrugë operative se sasia e hashashit do të transportohej nga fshati Lazarat në drejtim të Sarandës.
 

Pas këtij informacioni janë ngritur shërbime në aksin rrugor Kordhocë -Jorgucat, ku pas orës 21 të mbrëmjes është vërejtur automjeti që transportonte drogën.
 

Policia bllokoi rrugën për të ndaluar mjetin, por drejtuesi i tij ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të godasë edhe automjetin e shërbimeve të policisë.
 

Blutë e Gjirokastrës janë vënë në ndjekje dhe pas dy tre minutash automjeti si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe motit shumë të keq ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Policia ka arrestuar shoferin, emir i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë që dyshohen se janë pjesë e këtij rrjeti. Në makinë u gjetën 285 pako me hashash nga një kilogramë secila dhe 3 pako me peshë 5 kilogramë secila.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›