Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në Kapshticë
Afrimi i festive të fundvitit ka sjellë fluks emigrantësh në doganën e Kapshticës në Korçë.
Sipas të dhënave më të fundit nga policia doganore në 48 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 7 mijë emigrantë.
Ndërkaq, liberalizimi i vizave ka rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që udhëtojnë drej Greqisë. 1500 persona mësohet se kanë kaluar kufiriin për të kaluar festat e fundvitit në shtetin helen.
Po ashtu mësohet se në portin e Durrësit kanë mbërritur 4200 pasagjerë . Për sa i përket shqiptarëve që udhëtojne drejt Italisë bëhet me dije se 15 shqiptarë janë kthyer mbrapsht pasi kishin probleme në shtetin italian.