Itali, vdes Blerina nëna heroinë, shpëtoi 3 fëmijët nga zjarri
ROME-Shuhet në spitalin e Katanias, shqiptarja 37 vjecare Blerina Meco, e cila më 9 Nëntor mbeti e plagosur rëndë nga zjarri në apartamentin e saj në Licodia Eubea te Katanias, bën të ditur sot agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
Në incidentin me zjarrin, Blerina Meco u bë një heroinë për opinionin italian pasi kishte sfiduar flakët që kishin përfshirë apartamentin e saj për të shpëtuar tre femijët e saj, vajzën 12 vjec me probleme shëndetësore, djalin pesë vjec dhe foshnjën vetëm 20 ditëshe.
37 vjecarja kishte mundur të nxirrte jashtë me shumë vështiresi dy fëmijët e saj më të mëdhenj ndërsa kishte nxjerre nga ballkoni foshnjën e saj duke ia dorëzuar një fqinji, megjithatë në ato momente situata ishte bërë shumë e vështirë që gruaja të mund të dilte pa probleme nga apartamenti. Edhe pse u nxorr jashtë apartamentit, Blerina kishte marrë plagë të rënda djegieje në trup. 37 vjecarja u dërgua menjëherë në spital, porn ë gjendje tepër të rëndë. Në momentin e zjarrit, bashkëshorti I Blerinës, dhe ai shqiptar ndodhej në punë. Zjarri ra vetëm në apartamentin e saj për shkak të një sobe me dru që përdorej për ngrohje. Flakët u shuan më pas nga zjarrfikësit, ndërsa fëmijët shpëtuan në sajë të nënës shëndoshë e mirë pa plagë në trup.
Prej më shumë se një muaji, nëna luftoi edhe me plagët, por pa mundur të mbijetojë, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve, ANSA.
Sipas kësaj agjencie, ceremonia funerale do të zhvillohet ne Shqipëri, në vendlindjen e saj.
(d.b/BalkanWeb)