E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I dënuar në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 50-vjeçari

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Një 50-vjeçar i dënuar për disa vepra penale në Itali është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimi.

Policia njofton se në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u vu në pranga shtetasi: D. Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak.

Sipas Policisë ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›