E Shtunë, 31 Tetor 2026

I denuari thyen lejen, arratiset per nje dite

Rrogozhine- Arratisja nje ditore e te denuarit me 5 vjet burg, per "mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake" ka vene ne alarm Drejtorine e Burgut te Rrogozhines. Bledar Lika, banues ne Berat, ku dhe eshte denuar ne vitin 2006, kishte marre nga burgu pese dite leje, pasi kishte babane te semure. Por ndersa duhej te kthehej ne qeli ne oren 17:00 te se dieles, ai nuk eshte paraqitur ne institucion. Dje, Drejtoria e Burgjeve eshte vene ne dijeni per ngjarjen, ndersa u be edhe shpallja ne kerkim, per arrati. Mesohet se 32- vjecari kishte edhe 1 vit e 7 muaj burgim per te shlyer. "Kerkesa e te denuarit eshte miratuar per arsye te semundjes se babait te tij, mbas verifikimeve te bera per vertetesine e semundjes dhe vleresimit pozitiv, te marre nga punonjesit social dhe juridik", njoftoi dje Drejtoria e Burgjeve. Por 32-vjecari eshte rikthyer diten e djeshme ne institucion dhe gjate marrjes ne pyetje, ka sqaruar se gjendej per vizite tek kusheriri i tij ne Durres, ndaj dhe ishte vonuar. "Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kavaje, ka nisur procedimin penal ndaj te denuarit, per thyerje te rregullores se vendit te vuajtjes se denimit", njoftoi Drejtoria e Burgjeve per kete rast. I denuari Bledar Lika, eshte hetuar edhe per kanosje gjate vitit 2005, pas denoncimit te nje te afermi te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›