E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Xhindit, shoqerohen 3 te dyshuar

Xh. Beharaj

Roskovec- Vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi me 2 maj te ketij viti, duket se shume shpejt do te kete edhe nje autor. Grupi hetimor ka urdheruar dje shoqerimin e tre personave qe kane pasur kontaktin e fundit me deputetin 49-vjecare diten e ngjarjes, para se ai te qellohej me dy bresheri "Kallashnikovi" para deres se shtepise. Te shoqeruarit kane lidhje shoqerore me te ndjerin. Burime zyrtare thane se numri i pistave qe po hetohen eshte pakesuar ndjeshem dhe jane skicuar emrat e te dyshuarve si dhe shkaku, perse mund te kete ndodhur vrasja e deputetit. Por nuk u dhane detaje rreth dosjes hetimore, per shkak te sekretit dhe rendesise se ceshtjes.

Mengjesin e djeshem, tre furgone te Policise se Fierit kane shkuar ne qytezen e Roskovecit, ku nga dy banesa shoqeruan dy persona me qellim zbardhjen e ngjarjes. Identitetet e tyre nuk behen publike per shkak te hetimit, por mesohet se jane te moshes nga 38 deri ne 40 vjec dhe kane kontaktuar te ndjerin diten e ngjarjes. Pak minuta me pas, nje tjeter furgon policie, ka shoqeruar edhe nje person te trete me inicialet M. A. Burime policore thane per "KJ", se ai ka pire kafene e fundit ne Fier me deputetin Fatmir Xhindi, diten qe i ndjeri percolli per ne Tirane djalin e tij te madh, qe vazhdon studimet per degen Mjekesi ne Rumani. Nga hetimet e kryera, rezulton se teksa ka kaluar para lokalit te tij, Xhindi eshte thirrur nga M. A., dhe eshte futur ne lokal ku kane qendruar per rreth 45 minuta. Pasi ka konsumuar kafene dhe perfunduar muhabetin, deputeti me makinen e tij te punes, eshte larguar ne drejtim te Roskovecit. Me tej ka vijuar edhe punet e perditshme ne fshatin Kurjan, ku ka pronat e tij dhe gjate ketij intervali ka takuar edhe dy personat e tjere qe u shoqeruan po dje. Grupi hetimor qe drejtohet nga kreret e Departamentit te Hetimit ne Policine e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve te Renda, ka marre ne pyetje deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme, tre te shoqeruarit.

Burime policore thane se keta tre te shoqeruar kane dijeni per rrethanat e ngjarjes dhe deshmite e tyre mund te zbardhin jo vetem skemen, por edhe motivet dhe autoret e dyshuar. "Nese ata do te bashkepunojne, zbardhja e ketij krimi eshte e sigurt", tha nje pjesetar i grupit hetimor per "KJ". Informacionet per detajet e reja te hetimit, kane ardhur nga punonjes te zbulimit te krimeve ne terren, si dhe nga sherbime te tjera informative.

Numri i te shoqeruarve, shkon ne 350 vete

Numri i te shoqeruarve nga Policia e Fierit, deri diten e djeshme ka shkuar ne 350 persona dhe jane te gjithe nga qyteza e Roskovecit, fshati Kurjan dhe qyteti i Fierit. Ekspertet nuk zbuluan dot gjurme gishtash ne gezhojat e plumbave, te qitur nga arma "Kallashnikov", pasi ato kishin shtrese vaji qe fshin cdo gjurme. Policia ka ne cilesine e proves materiale edhe nje tablete aspirinash si dhe nje qese qe mendon se i perkasin autorit te krimit te bujshem.

10 Dite Kane kaluar nga vrasja e bujshme para deres se shtepise ne oret e mbremjes, te deputetit socialist Fatmir Xhindi ne Roskovec. Policia dhe prokuroria po hetojne ngjarjen duke ngritur disa pista, por nuk kane ndaluar ende ndonje te dyshuar.

15 Gezhoja Automatiku, nje tablete aspirinash dhe nje qese, jane provat e gjetura nga ekspertet ne vendngjarje pas krimit, por ne to pas ekzaminimeve, nuk eshte gjetur asnje gjurme gishtash. Grupi hetimor ka dale ne perfundimin se atentatori ka vepruar i vetem.

Valentina Leskaj: "U be me shume se nje jave nga vrasja e Fatmir Xhindit. Ne emer te PS-se ju them, se ne kemi respektuar kujtimin e mikut, kolegut dhe deputetit. Ngjarja eshte shume e rende. Eshte vrare nje politikan i opozites ne prag te zgjedhjeve. Nuk duam qe ta politizojme, por nje akt i tille kriminal s'mund te mbetet ne heshtje. Presim nje pergjigje serioze, qe s'e kemi marre. Zgjedhesit e tij presin nje pergjigje qe se kane. Ky akt barbar duhet te marre nje pergjigje".

Engjell Bejtaj:

"Nese shteti nuk eshte ne gjendje te gjeje vrasesit, te largohet. Merreni vesh ne cilin krah jeni, te paafteve apo bashkepunetoreve".

Bujar Nishani:

"Duke i shprehur ngushellimet familjes Xhindi, deklaroj se Policia e Shtetit, Drejtoria e Krimit te Organizuar dhe prokuroria, po punojne me intensitet. Hetimet kane perparuar ne menyre esenciale. Pa diskutim qe ne interes te ligjit dhe drejtesise, eshte nje ngjarje qe do te zbardhet shume shpejt".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›