I dërguari i BE-se Miroslav Lajçak sërish sot në Tiranë
TIRANE- I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak do të ndërmarrë sot misionin e fundit në Shqipëri për të bindur partitë politike për zhvillimin e zgjedhjeve lokale sipas standardeve evropiane.
Lajçak do të zhvillojë në orën 08:45 takimin e parë me presidentin e vendit, Bamir Topi, për të vijuar më pas me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama. Lajçak pritet të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani.
Përpos kërkesës për zgjedhje të lira dhe demokratike, Lajçak vjen në Tiranë për të tretën herë për të realizuar dhe dialogun ndërpartiak, atë ndërmjet Berishës dhe Ramës.
Lajçak është i dërguar i Baroneshës Katrin Ashtron, komisioneres së Lartë të BE-së. Zëdhënësja e Ashton, Maja Kacijanciç thotë se “Brukseli po e ndihmon Shqipërinë që ajo të plotësojë standardet e vendit kandidat të BE-së dhe të dalë nga spiralja e krizës”. “Së pari, unë dua të konfirmoj se vjen në Tiranë, ku do të ketë takime me presidentin, kryeministrin dhe shefat e opozitës.
Në përfundim të vizitës, pasdite ai do të bëjë edhe një takim me shtypin. Mesazhi që ai do të çojë kësaj radhe nuk është i ndryshëm nga ai i vizitave të tij të mëparshme. Ai do të ndihmojë për të vendosur një dialog të menjëhershëm për problemet aktuale të vendit dhe posaçërisht për zgjedhjet. Sigurisht që ai do të shohë në vend edhe ecurinë e procesit zgjedhor. Ai do të ritheksojë se përgjegjësia për këto zgjedhje është drejtpërdrejt e politikanëve shqiptarë”, tha zëdhënësja.
(s.g/GSH/Balkanweb)