E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dërguari i OKB, Matthew Nimetz në Athinë e Shkup

Takime në Athinë dhe në Shkup do të ketë z. Matthew Nimetz, i dërguari personal i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në bisedimet midis Greqisë dhe Republikës ish Jugosllave të Maqedonisë (FYROM).

Sipas komunikatës së sekretariatit të përgjithshëm të OKB, Nimitz do të udhëtojë në rajon, në periudhën nga 9 deri 11 shtator, për takime me zyrtarët e lartë qeveritarë të të dy vendeve, për të vazhduar bisedimet, me qëllim gjetjen e “një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme” në çështjen e emrit. 

(an.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›