Prokuroria i kerkon gjykates te denoje me 3 vjet burg gjyqtarin Neritan Tabaku

Prokuroria kërkoi nga Gjykata e Tiranës, dënimin me 3 vjet burg dhe 5 vjet mos ushtrim të asnjë funksioni public për gjyqtarin Neritan Tabaku. Ai akuzohet per moszbardhjen e vendimit të pafajësisë së Ilir Xhakjës. Kjo ka penguar akuzen te apeloje vendimin ne nje shkalle tjeter. Vete Tabaku nuk preferoi të paraqitet në sallën e gjyqit…
Për prokurorin, gjyqtari Tabaku me vetëdije ka vonuar për rreth 20 muaj zbardhjen e vendimit të pafajësisë për Ilir Xhakjën, tashmë I akuzuar për vrasjen e ish-shefit të KOmisariatit të Policisë në SHijak, komisarit Adem Tahiraj…Për këtë vonesë, gjyqtari ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Pak ditë më parë, kjo gjykate la në fuqi vendimin e Neritan Tabakut, duke i dhënë pafajësi të pandehurit Ilir Xhakja për akuzën e vrasjes së Qerim Malokut në vitin 1998.