E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet me makinë emigranti, vinte nga Greqia të takonte nënën e sëmurë

KORCË - Një aksident me pasojë plagosjen e një emigranti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Një automjet me targa greke HAH 1294 ka dalë nga rruga pranë fshatit Pirg, duke rënë në një kanal. Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Shkëlqim Çela, 30 vjeç.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë përgjumja e drejtuesit të makinës, Çela, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Mësohet se Çela udhëtonte i vetëm në makinë drejt Mokrës për të takuar nënën e sëmurë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›