I dyshuari për sulmin në New York pranon fajin
Amerikani me origjinë pakistaneze, Faisal Shahzad, i akuzuar për përpjekje për sulm me makinë bombë në Times Square të Nju Jorkut, ballafaqohet me burgim të përjetshëm në SHBA, pasi u shpreh se ndjehet fajtor për akuzat e ndërlidhura me terrorizëm.
I akuzuari Shahzad, 30 vjeçar, në një gjykatë në qytetin e New Yorkut, deklaroi se ndjehet fajtor për të 10 pikat e aktakuzës, për terrorizëm dhe armatim.
Pritet që në vendimin e gjykatës më 5 tetor të këtij viti, ai do të dënohet me burgim të përjetshëm.
Më 1 Maj në Menhetën të New Yorkut, Faisal Shahzad e kishte parkuar makinën që përmbante materie shpërthyese.
Por bomba dështoi të shpërthejë, kështu që ai u arrestua pas dy ditësh nga autoritetet amerikane.
Faisal Shahzad i tha gjykatës se ai zgjodhi një mbrëmje të ngrohtë për sulmin e planifikuar, duke ditur që sheshi Times do të ishte i mbushur me njerëz që mund të lëndonte apo vriste.
Kur gjykatësi e pyeti zotin Shahzad, baba i dy fëmijëve, nëse ishte i shqetësuar se mund të vriteshin edhe fëmijë, ai tha se SHBA-së nuk i interesonte kur fëmijët vriten në vendet myslimane.