E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli nuk heq dorë nga planet për Jerusalemin?

Zyrtarët në Washington kanë theksuar se planet e bashkisë së Jerusalemit nuk janë përfundimtare dhe mund të bllokohen nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Washingtoni po e bën të qartë se shpreson që shembja e shtëpive të mos ndodhë, duke theksuar se një veprim i tillë mund të cenojë përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme dhe mund të bjerë ndesh me dëshirën e mirë të nxitur nga vendimi Izraelit për të lehtësuar bllokadën ndaj Gazës.

Zyrtarët e Bashkisë së Jerusalemit miratuan paraprakisht planet për një park dhe qendër turistike në Jerusalemin Lindor, që banohet kryesisht nga palestinezët, plan i cili kërkon shembjet e rreth 20 shtëpive palestineze.

Plani, i mbështetur nga kryetari i baskisë, Nir Barkat, doli në pah nga fillimi vitit por u vu mënjanë me kërkesë të zotit Netanyahut.

Shembjet e mëparshme të shtëpive të palestinezëve në Jerusalem, kanë nxitur kritika të gjera ndërkombëtarë, përfshi këtu edhe ato në SHBA.

Zëdhënësi i State Departmentit amerikan, P.J. Crowley, tha për mediet se plani i venë në pauzë mund të ringjallë pasione politike në Jerusalemin Lindor, të cilin palestinezët e duan si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Crowley tha se çdo hap i njëanshëm nga secila palë, përbën shqetësim për SHBA-në dhe se hapat e tillë duhet të mënjanohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›