E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në Stamboll

Mediet turke raportuan se si pasojë e shpërthimit të një bombe, afër një autobusi me personel ushtarak në Stamboll, janë vrarë së paku katër persona dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Ky shpërthim ndodhi një ditë pasi ushtria e Turqisë e filloi vendosjen masive të forcave ushtarake përgjatë kufirit me Irakun, pas intensifikimit të sulmeve, të ndërmarra nga kryengritësit kurdë.

Prej të premtes së kaluar, si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga pjesëtarët e organizatës së ndaluar kurde, PKK, janë vrarë së paku 12 ushtarë turqë.

PPK-ja është kërcënuar se do të organizoj sulme në qytetet e Turqisë.

Në anën tjetër, SHBA-ja u shpreh e gatshme që të mbështesë Turqinë në luftën kundër kryengritësve kurdë, nëse Ankaraja zyrtare e kërkon këtë.

"Jemi të gatshëm të shqyrtojmë në mënyrë urgjente të gjithë kërkesat e ushtrisë dhe qeverisë turke, lidhur me PKK-në", deklaroi dje ambasadori amerikan në Turqi, James Jeffrey.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›