E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundjava, sërish fluks emigrantësh në kufi

 

Dita e diel ka shënuar sërish një fluks të lartë të lëvizjes së emigrantëve shqiptarë në drejtim të shtetit fqinjë, Greqi të cilët kthehen në vendet e tyre të punës pasi kanë kaluar festat në vendlindje. Sipas burimeve policore në Stacionin Kufitar të Kakavijes, deri në orën 15.00 të së dielës kanë kaluar traun e doganës shqiptare me destinacion Greqinë rreth 7 mijë emigrantë. "Duke parë fluksin e rënduar të lëvizjes efektivat e policies gjatë fundjavës i kanë dhënë përparësi sërish përpunimit fillimisht të autobuzëve të udhëtarëve", thotë zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai.

Janë rreth 25 autobuzë udhëtarësh që gjatë paraditës dhe mesditës të së dielës kanë lënë pas traun e Kakavijes shqiptare me destinacion tokën greke. Si shkak i këtij fluksi të rënduar të lëvizjes automjeteve të vogla në orët e mesditës i është dashur të presin sërish në rradhë për të përpunuar dokumentat në sportelet e kontrollit. Ndërkohë në orët e mbasdites me rënien e fluksit të lëvizjes edhe situate ka shkuar drejt normalitetit, çka ka bërë që emigrantët të mos presin më në rradhë duke përfunduar brenda një kohe të shkurtër procedurat e kontrollit në doganë dhe më pas për të vazhduar normalisht udhëtimin në drejtim të Greqisë. "Aktualisht, ne po punojmë me 8 sportele duke shmangur kështu problemet që mund të ndeshin emigrantët gjatë përpunimit të dokumentave në dalje të doganës", thotë komandanti i Kakavijes shqiptare, Elton Papa Ndërkohë edhe efektivat e doganës greke punojnë me 5 sportele kontrolli duke aritur të shmangin rradhët e pritjes së emigrantëve.

Gjatë fundjavës kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë nëpërmjet doganës së Kakavijes rreth 15 mijë emigrantë.

Blerim Kore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›