Çelsi i rikthehet edhe një herë pistës Robinjo
Londër - Çelsi i rikthehet edhe një herë pistës Robinjo. Klubi londinez javën e ardhshme do të futet më në detaje për të arritur një marrëveshje me futbollistin e Mançester Sitit. Sipas tabloidit SUN, klubi i Abramoviçit është i gatshëm për t’i ofruar arabëve të Sitit 32 milion euro. Çelsi ishte pranë Robinjos edhe në merkaton e janarit, ku një rol të rëndësishëm kishte edhe ish-trajneri Luis Filipe Skolari, por drejtuesit e Sitit nuk pranuan të lëshonin futbollistin e tyre.
Robinjo ka arritur të shënojë deri tani tek skuadra e Mançester Sitit 11 gola. Në përballjen e fundit me Çelsin në kampionat, Robinjo humbi një rast të artë për të barazuar në minutat e fundit të takimit. Vetë Robinjo është shumë i lëkundur për të vendosur rreth të ardhmes së tij. Para disa muajsh ai pati shprehur dëshirën për të kaluar tek skuadra e Çelsit.