I fshehin njohjet

Ministria e Punëve të Jashtme është bindur më në fund për dy njohjet e fundit që i paraqiti javë më parë Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli.
Në ueb faqen zyrtare të MPJ’së të mërkurën janë parë të paraqitura 67 shtete që e kanë njohur Republikën e Kosovës shtet të pavarur, në mesin e tyre edhe Swazilandi dhe Vanuatu. Këto dy shtete, sipas faqes zyrtare të Ministrisë, e kanë njohur vendin tonë më 12 prill, përkatësisht më 28 prill.
Por, për dallim prej herëve të tjera që kur vjen një njohje MPJ’ja dërgon disa komunikata për media dhe fton konferenca për t’i paraqitur ato “suksese”, kësaj radhe ka zgjedhur heshtjen.
Të mërkurën ka qenë e pamundur që të merret një prononcim zyrtar për të sqaruar heshtjen e kësaj ministrie ndaj dy njohjeve të sjella nga Behgjet Pacolli disa javë më parë, e të cilat ishin kontestuar pikërisht nga MPJ’ja.
“Unë nuk di çfarë të them për këtë çështje, sepse nuk kam qenë këtu. Thirreni Qerim Qerimin, sepse ai ka qenë në rrjedha dhe mund të flasë”, ka thënë shkurt për Express, Albana Beqiri, Zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme.
Por Qerim Qerimi, këshilltar i lartë politik i Ministrit Skënder Hyseni, nuk është lajmëruar asnjëherë të mërkurën në telefon.
Pavarësisht heshtjes institucionale, kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka folur të mërkurën.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...