Dialogu i domosdoshëm
Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, Jelko Kacin, duke e komentuar projektrezolutën e këtij parlamenti, e cila pritet të miratohet në qershor, thotë se me këtë dokument u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i çojnë përpara raportet e tyre, mbi parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
“Përmirësimi i këtyre raporteve është pa dyshim në interes të të dyja vendeve, njerëzve që jetojnë në këto vende dhe para së gjithash, në interes të rajonit si një tërësi, sepse një gjë e këtillë pa dyshim kontribuon në zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Europian”, ka thënë Kacin për Radion Europa e Lirë.
Ai thotë se kjo është edhe arsyeja pse shtetet motivohen të avancojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe pa një dialog, një gjë e këtillë nuk është e mundshme.