Gratë në protestë para Bashkisë së Tiranës
06/05/2010 Greva e urisë
Shoqatat në mbrojtje të të drejtave të gruas kanë kërkuar nga kreu i Partisë Socialiste që t’i japë fund grevës së ndërmarrë dhe të nxjerrë nënat e gratë e përfshira në të. Nëpërmjet një proteste të zhvilluar gjatë ditës së djeshme në ambientet përpara institucionit të bashkisë, përfaqësueset e shoqatave në mbrojtje të të drejtave të grave, të mbështetura edhe nga personalitete të njohura të artit si dhe drejtuese të institucioneve të ndryshme, i kanë bërë thirrje Ramës që të heqë dorë nga ky akt çnjerëzor, i cili po dëmton rëndë fëmijët e tyre. Nëpërmjet pankartave të shumta të mbajtura në duar, ato i kanë dërguar Ramës mesazhin që të ndalë grevën e urisë, por në veçanti të nxjerrë menjëherë nënat nga ky akt çnjerëzor në të cilin janë përfshirë. Kësaj thirrjeje për mbylljen e grevës i janë bashkuar edhe personalitetet e artit shqiptar, si Edi Luarasi dhe aktorja Suela Konjari. Kjo akuzë është lëshuar edhe nga deputetja e të djathtës Albana Vokshi. “Kam dalë këtu jo si politikane, por si nënë me dy fëmijë të vegjël, të cilët janë mendimi i parë i nisjes së ditës dhe i përfundimit të saj. Zoti Rama, je i vetmi njeri në botë, por edhe si kryetar partie, që fut në grevë nëna me fëmijë. A mendoni, zoti Rama, qoftë edhe për një çast të vetëm se çfarë drame po përjetojnë fëmijët e këtyre nënave?”, ka pohuar Vokshi.