E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Leposaviq

Një numër i vogël serbësh të veriut kanë bllokuar sot në mëngjes magjistralen Mitrovicë-Leposaviq te kryqi në fshatin Rudare të Zveqanit, duke kërkuar në këtë mënyrë lirimin e Sllavoljub Joviqit dhe mbrojtjen e tij në liri.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë për RTK-në se protesta ka do të zgjasë një orë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident deri tani. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›