E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia me platformë për Kosovën sipas 1244-shit

Kryetari i Parlamentit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se në tekstin e platformës për Kosovën po bëhen plotësimet e fundit që ajo të jetë e gatshme për javën ardhshme.

Sipas tij thelbi i platformës është që të gjenden zgjidhje adekuate për “situatën e rëndë” në Kosovë.Stefanoviq ka thënë për gazetën “Veçernje novosti” se ky dokument do të miratohet për të ofruar zgjidhje në përputhje me rezolutën 1244, raporton Koha.

“Nuk do të flitet në mënyrë të përgjithësuar për raportet, por do të ofrojmë zgjidhje të cilat janë në përputhje me rezolutën 1244 dhe kushtetutën tonë, transmeton Qik-u. Thelbi i tekstit është që të gjendet një zgjidhje adekuata për situatën e rëndë në Kosovë”, ka thenë Stefanoviq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›