Shqipëri, 2.8% e popullsisë analfabetë

Rreth 67 539 persona, ose 2.8% e popullsisë janë analfabetë. Kësaj shifre i shtohen edhe 29 755 veta, të cilët ndonëse nuk kanë shkuar asnjëherë në shkollë dinë të shkruajnë e të lexojnë.
“Panorama” duke iu referuar te dhenave te Censusit ndalet tek arsimimit. Për të nxjerrë në pah karakteristikat e arsimit, qytetarëve iu bënë pyetje në lidhje me analfabetizmin, ndjekjen e arsimit, diplomën më të lartë të marrë, si dhe vitet e arsimit të përfunduar.
Nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe e analfabetëve në Shqipëri i përkasin moshave më të mëdha se 75 vjeç, të cilët përbëjnë rreth 50% të totalit të analfabetëve. Prej tyre, 10 838 janë mbi 85 vjeç, ndërsa 10 838 i përkasin grupmoshave 80-84 vjeç. Përqindja e analfabetëve është më e lartë te femrat, në masë 3,7% sesa te meshkujt, 1,7%.
Qarku i Tiranës, ndjekur nga ai i Kukësit dhe më pas i Durrësit, ka nivelin më të ulët të analfabetizmit, ndërsa qarku i Lezhës dhe i Elbasanit ka nivelin më të lartë të saj. Popullsia 10 vjeç e lart, që është duke ndjekur ose ka ndjekur shkollën është 2 361 718 persona, ose 96,2% e popullsisë./ Indeksonline/