E Hënë, 2 Nëntor 2026

I ftohti Siberian mberthen Europen mbi 300 viktima

I ftohti Siberian vazhdon të mbajë të mbërthyer Europën e duke marrë jetë njerëzish, ku numri i viktimave regjistrohet mbi 300. Europa juglindore po përjeton një situatë më të rëndë nga ajo veriore. Ajri i ftohtë i ardhur nga Siberia vazhdon të godasë Bosnjën, Serbinë dhe Maqedoninë, ku parashikohet që reshjet e dëborës të vazhdojnë.
Mediat shtetërore në Ukrainë kanë raportuar për 135 të vdekur deri tani nga i ftohti ekstrem. Agjencia e lajmeve “Ukrinform” tha se 2600 persona kanë marre trajtim mjekësor pasi kanë patur probleme nga hipotermia. Qeveria e Ukrainës ka më shumë se 3200 vende ngrohje, ku ka patur me shumë se 85 mijë vizitorë që nga 27 janari.
Reshjet e dëborës ,që kanë vazhduar në Poloni ka shkaktuar vdekjen e 9 personave të tjerë, duke e çuar ne 62 numrin total të viktimave, të dhënat bëhen publike nga Ministria e Brendshme e Varshavës. Viktimat janë të pastrehë, apo persona që kanë qenë nën efketin e alkoolit. Temperaturat që vazhdojnë të jenë të ulëta, do të rriten duke filluar nga java tjetër.
Në Rusi, numri i viktimave ka shkuar në 64, ndërsa në Rumani të paktën 39 vetë kanë vdekur nga I ftohti. “Të gjitha rrugët kombëtare, 2 autostrada, në 7 qarqe të vendit janë totalisht të bllokuara”, bëri të ditur agjencia e lajmeve “Agerpress”. Në Bukuresht trafiku ka qenë në kaos total.
Në Bosnje në zonat e izoluara nga dëbora janë vënë në funksione helikopterët, ndërsa ushtria është vënë në dispozicion për zhbllokimin e rrugëve.
Në Itali numri i viktimave ka arritur në 25. Në Milano gjyqi ndaj ish-kryeministrit Silvio Berluskoni nisi me vonesë për shkak të temperaturave të ulëta në sallen e gjyqit.
Në Britaninë e Madhe, transporti ajror në aeroportin Hithroi iu riktthye normalitetit. Rreth gjysma e 1300 fluturime të parashikuara dje në këtë aeroport u anuluan për shkak të motit teë keq, duke shkaktuar probleme tek mijëra pasagjerë.
Algjeria vazhdon të jetë e përfshirë nga dëbora që ka shkaktuar viktima dhe mjaft probleme. Situata është më kritike në Kabilia, ku ka mungesë të theksuar të energjise elektrike dhe rrugë të bllokuara. Zemërimi i qytetarëve i është adresuar qeverisë si e paaftë për të menaxhuar situatën. Në Tunizi, rreth 200 autovetura u bllokuan nga bora në Ain Drahan. Shumë prej shoferëve kanë dhënë alarmin nëpërmjet radiove.
I ftohti siberian parashikohet të zgjasë deri në fundjavë parashikojnë metereologët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›