Ambasadori Arvizu kafe me kryebashkiakun Basha
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka zhvilluar me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu një takim miqësor në një lokal të Tiranës. Ky takim vjen pas vizitës së kryebashkiakut Basha në SHBA. Në qendër të bisedës kanë qenë projektet strategjike të zhvillimit të Tiranës dhe gadishmëria e shprehur nga institucionet amerikanë për të mbështetur edhe financiarisht këto projekte. Zoti Basha dhe ambasadori Arvizu kanë biseduar edhe për mundësitë e tërheqjes së investitorëve amerikanë për të shtrirë aktivitetin në Tiranë por edhe për t’u bërë pjesë e realizimit të projekteve të zhvillimit të Tiranës.