Socialistët pro lustrimit dhe hapjes së dosjeve
Kastriot Islami
Procesi i dekomunistizimit, sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës ka pasur dy përbërëse kryesore 1) procesin e lustrimit (pastrimit) dhe 2) procesin e hapjes së dosjeve. Natyrisht pa harruar respektin dhe kujdesin për grupin e ish të persekutuarve nga regjimi komunist dhe rishkrimin e pjesës së deformuar të historisë. Përsa i përket procesit të lustrimit Këshilli i Evropës ka përcaktuar si afat kohor final të zbatimit të tij vitin 1999. PSSH ka qenë gjatë të gjithë kësaj periudhe qartësisht dhe pa asnjë hezitim pro zbatimit të këtij procesi dhe ka mbështetur të gjithë atë legjislacion, në përputhje me kriteret e Këshillit të Evropës, për aplikimin e “lustrimit” deri në vitin 2001 (ndonëse 2 vjet me vonë nga afati i përcaktuar në ligjin e vitit 1995 vetëm nga maxhoranca e PD dhe të pandryshuar deri në vitin 2001 edhe nga maxhoranca e PS e krijuar nga zgjedhjet e vitit 1997).
Përsa i përket hapjes së dosjeve PSSH ka pasur dhe ka qëndrim konsekuent, qartësisht pro hapjes së dosjeve. Ky është qëndrim parimor, konform rekomandimeve të Këshillit të Evropës. Ky qëndrim është konfirmuar edhe në veprimin proaktiv të PSSH në tetor të vitit 2006 për miratimin me konsensus të plotë të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për dënimin (edhe një herë tjetër) të krimeve të komunizmit dhe hapjen e dosjeve përmes një procesi konsensual dhe me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë (të Këshillit të Evropës).
Shqipëria deri tani ka aplikuar sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës vetëm ligjin e lustrimit dhe nuk ka aplikuar asnjëherë një ligj për hapjen e dosjeve. Ndërkohë që procesi i lustrimit mund të konsiderohet i tejkaluar jo vetëm nga pikëpamja ligjore (ky ligj ka mbaruar së vepruari në vitin 2001) PS vazhdon të mbetet e vendosur në qëndrimin e saj pro hapjes së dosjeve, përmes një ligji konsensual dhe me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës.
Abuzimet me çështjen e lustrimit dhe të hapjes së dosjeve kanë qenë pothuajse gjithnjë prezente në politikën shqiptare dhe vazhdojnë të jenë edhe aktualisht. PD vazhdimisht, veçanërisht në vitin 1995, por edhe me rikthimin aktual, kërkon të përdorë debatin për këtë çështje për qëllime politike të ditës dhe më konkretisht për synime elektorale. Këtë radhë sulmi i “maskuar” ndaj Prokurorisë dhe sistemit të gjykatave kryhet edhe në funksion të ushtrimit të presionit ndaj këtyre institucioneve të pavarura, që modestisht kanë filluar të jenë më aktive në luftën kundër korrupsionit, ku janë implikuar figura të larta të shtetit.
1. Qëndrimet e PSSH....
Qëndrimet e PSSH ka qenë konsekuente. Parimore. Dhe gjithnjë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës. PSSH ka kërkuar gjithnjë një proces konsensual. Në përputhje me Kushtetutën. Dhe për çështjet delikate ka kërkuar gjithnjë ekspertizën ndërkombëtare të organizmave të specializuar.
Që nga viti 1991 PSSH politikisht e ligjërisht ka dënuar krimet e komunizmit...
PSSH ka dënuar qartësisht krimet e kryera nga regjimi komunist. Në këtë aspekt në shtator të vitit 1991 ka miratuar ligjin nr. 7541, që është përpjekja e parë për të trajtuar “padrejtësitë e regjimit komunist”, duke filluar njëkohësisht ndjekjen penale për disa ish-zyrtarë të lartë të regjimit komunist. Në parathënie të këtij ligji u kërkohet falje të gjithë personave që “kanë qenë akuzuar, proceduar, dënuar, burgosur, internuar dhe persekutuar gjatë 45 viteve për dhunim të së drejtave politike, civile e sociale, morale dhe ekonomike...”. Ky ligj i miratuar nga Parlamenti i parë pluralist, me maxhorancë socialiste, i “shpallte të gjithë këta persona, të pafajshëm” po ashtu si edhe të gjithë ata që “ishin arratisur”, dhe që ishin ende gjallë apo kishin vdekur. Po ashtu ligji përcaktonte krahas kompensimit moral, që shkonte deri ne dekorimin e shumë prej tyre edhe të drejtën e tyre për kompensim financiar për vitet e burgut dhe të internimeve.
PSSH pro lustrimit sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës...
PSSH ka qenë për zbatimin e procesit të dekomunistizimit.. Më këtë kuadër PSSH ka mbështetur zbatimin e ligjit të lustrimit sipas kritereve të Këshillit të Evropës (shiko qëndrimet gjatë viteve 1995-1997 në opozitë dhe qëndrimet në periudhën 1997-1998 në maxhorancë lidhur me trajtimin e ligjit për lustrimin). PSSH ka qenë pro zbatimit të pastrimit, duke e përkufizuar veprimtarinë e regjimit komunist në periudhën 29 nëntor 1944 (çlirimi i vendit) deri më 11 dhjetor 1990 (vendosja e pluralizmit). PSSH ka qenë pro zbatimit të pastrimit sipas kritereve të Këshillit të Evropës (për një periudhë prej 5 vjetësh) nga viti 1996 deri në vitin 2001. Dhe i ka qëndruar konsekuent këtij qëndrimi edhe në opozitë(1995-1997) dhe në maxhorancë (1997-2001). Të gjithë ndryshimet e bëra nga PSSH në periudhën 1997-1998 në ligjin e lustrimit kanë qenë në linjë me rekomandimet e KE dhe në asnjë nga raportet e saj nuk janë kritikuar.
PSSH ka qenë dhe mbetet pro hapjes së dosjeve...
PSSH ka qenë dhe mbetet por hapjes së dosjeve. Përmes një procesi konsensual dhe me asistencë të ekspertëve ndërkombëtarë të Këshillit të Evropës.
Qëndrimet e PD...
Qëndrimet e PD kanë qenë të lëkundura. Fillimisht në vitin 1995 kanë qenë me synime revanshizmi politik për të goditur kundërshtarët politikë. Ligji i parë i lustrimit i vitit 1995, i dekretuar nga Presidenti Berisha është kritikuar shumë rëndë (shih raportin e Komisionit të Monitorimit të KE për Shqipërinë në vitin 1996) nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Ai parapriu zgjedhjet masivisht të parregullta të 26 majit 1996. Ishte maxhoranca e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e vitit 1996, që nën presionin e komunitetit ndërkombëtar dhe në respekt të rekomandimeve të Këshillit të Evropës të detyronte Presidenti Berisha të dekretonte ndryshimet e këtij ligji në maj të vitit 1997, vetëm një muaj para zgjedhjeve të vitit 1997. Pra që në vitin 1997 Berisha dhe PD u detyruan të pranonin dhe miratonin në masë të pëlqyeshme rekomandimet e KE dhe të reflektonin vërejtjet e organizmave ndërkombëtarë e të SHBA e BE.
Lidhur me hapjen e dosjeve qëndrimi i PD ka qenë i paqartë dhe mbetet i paqartë.
PD për lustrimin....
Qëndrimin ekstrem PD për këtë çështje e ka reflektuar në ligjin e vitit 1995, të kritikuar rëndë nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Por pas kritikave të shumta Presidenti Berisha me ligjin Nr.8220, datë 13.5.1997 (Shpallur me dekretin nr.1794, datë 16.5.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha) ka reflektuar duke bërë ndryshimet e mëposhtme:
Hiqen nga lista e funksioneve të regjimit komunist:
Anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Punës së Shqipërisë në rrethe dhe nivele analoge, punonjës i sektorit për Sigurimin e Shtetit në Komitetin Qendror të PPSH, anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, deputet përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991, me përjashtim të rasteve kur ka vepruar kundër vijës zyrtare ose është larguar vetë në mënyrë publike;
oficer në strukturën e kampeve dhe burgjeve me të dënuar politikë; hetues, prokuror, gjyqtar a ndihmësgjyqtar në procese politike speciale.
Për hapjen e dosjeve…
Qëndrimi i PD ka qenë i paqartë dhe mbetet i paqartë.
Lidhur me debatin aktual…
Projekti është në dhunim të hapur me Kushtetutën. Projektligji është nul, pra i paaplikueshëm si ligj. Projekti është në dhunim të rekomandimeve të Këshillit të Evropës. Projekti është rikthim në ligjin e vitit 1995. Projekti synon të godasë Prokurorinë dhe sistemin gjyqësor për të zhvendosur vëmendjen nga tri dosjet e korrupsionit, i) dosjen e Rrugës Durrës Kukës, ii) Dosjen e Gërdecit dhe iii) Dosjen Fazlliç.
Projekti është antikushtetues, sepse me një ligj të miratuar me maxhorancë të thjeshtë synohet të prekent mandate kushtetuese.
Projekti është i paaplikueshëm sepse Gjykata Kushtetuese do ta shpallë antikushtetues ose përmes veprimit të Presidentit (duke marrë mendim në Gjykatën Kushtetuese para dekretimit) ose përmes dërgimit të ligjit të dekretuar në Gjykatën Kushtetuese.
Projekti është në dhunim të rekomandimeve të KE, sepse afati i aplikimit të tij prej pesë vjetësh ka përfunduar në vitin 2001 (ndonëse dy vjet pas vitit 1999 të përcaktuar në Rezolutën e KE të vitit 1996);
Projekti është rikthim në projektin e vitit 1995. Gjë që nga pikëpamja ligjore është e pamundur, sepse edhe në ligjin e vitit 1995, vetë maxhoranca e PD e asaj kohe kishte vendosur vitin 2001 si afatin e fundit të zbatimit të tij. Për më tepër që PD në një ligj të kritikuar rëndë dhe që pas reflektimit në vitin 1996-1997 po vetë Berisha-President e ka përmirësuar. Tani nuk ka asnjë një argument për t’iu rikthyer përmirësimit të bërë prej tij në vitin 1997 dhe për t’u vendosur në pozitat e gabuara të vitit 1995;
Qëndrimi aktual i PD është demagogjik që thotë se procesi i pastrimit në sistemin e prokurorisë në sistemin e drejtësisë dhe në shërbimin informativ është ndërprerë. Në të gjithë ligjet e pastrimit, filluar nga ai i vitit 1995 deri tek ndryshimi i fundit të vitit 1998 mbeten objekt i pastrimit (shih neni 1 të së katër ligjeve) pika ç) Presidencë, në administratën e Kuvendit Popullor dhe të Këshillit të Ministrave, të ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Kasacionit, të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, të Prokurorisë së Përgjithshme edhe në rangje më të ulëta se ato që përmenden në pikën c, nëse nga titullar gjykohet në interes të mbrojtjes së shtetit dhe të së dhënave të tij zyrtare;
pika ë) Shërbimin Informativ Kombëtar (SHIK), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe në Shërbimin Informativ të Rendit (SHIR); pika g) shefa të komisariatit, shefa të policisë, punonjës të Policisë Kriminale dhe degëve të tjera speciale;
pika gj) gjyqtarë, ndihmësgjyqtarë, prokurorë dhe oficerë në policinë gjyqësore.
E thënë ndryshe për këto kategori që thuhet sot se nuk është aplikuar ligji i pastrimit e vërteta është ndryshe: ligji i pastrimit është aplikuar gjatë periudhës 1995-2001. Rikthimi për të pastruar këtë kategori dhe nxitimi pa asnjë argument lidhen me intimidin që synohet t’i bëhet prokurove dhe gjykatësve që po shqyrtojnë dosjet e korrupsionit të kësaj qeverisje.