I ftohti godet Amerikën Jugore

Vala e një moti jashtëzakonisht të ftohtë që nga Antarktiku e përfshiu Amerikën Jugore, përfshirë madje edhe rajonet tropikale të këtij kontinenti, ka shkaktuar raste të vdekjes për shkak të ngrirjes, mbylljen e shkollave dhe një sërë problemesh tjera.
Të paktën nëntë njerëz raportohet të kenë vdekur nga temperaturat tejet të ulëta, dhe bora e akulli që kanë mbërthyer pjesën më të madhe të Argjentinës, njoftoi televizioni britanik BBC.
Organizatat lokale joqeveritare ndërkaq njoftuan se viktimat kryesisht janë njerëz të pastrehë që jetojnë nëpër rrugët e kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires, dhe se bëhet fjalë për vdekje që u shkaktuan nga ngrirjet.
Por, raste të ngrirjes u shënuan edhe në Paraguai, Uruguai dhe në Bolivi, ku raportohet për dy persona të ngrirë në rajonin tropikal të Santa Kruz.
Qeveria boliviane ka shpallur gjendej të jashtëzakonshme për shkak të të ftohtit që ka kapluar vendin, dhe ndërprerjen e mësimit nëpër shkolla deri më 21 korrik.
Vala e të ftohtit nga Antarktiku ka përfshirë edhe Kilin, pjesën jugore të Brazilit dhe pjesën lindore të Perusë.
Temperaturat në rajonin e Amerikës Jugore raportohet se sillen mes minus 14 gradë Celsius, sa janë shënuar në Patagoni, e deri në zero ose tre gradë mbi zero, në pjesët veriore të kontinentit.
Situatë jashtëzakonisht e vështirë raportohet në Argjentinë, e cila ka ditë që është mbuluar edhe nga një mjegull e ftohtë.
Qeveria e Argjentinës ka ndërmarrë masa për të ndihmuar popullatën, ngase ka rritur sasinë e importit të energjisë elektrike nga Brazili, ndërkohë që industrisë i është ndaluar përdorimi i gazit natyror, në mënyrë që popullata, e cila kryesisht e përdorë atë për ngrohje, të ketë sasi të mjaftueshme të këtij karburanti për ngrohjen e shtëpive.