Kreu i LSI ne Shkoder takim me strukturat drejtuese

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar nga Shkodra se forca politike që ai drejton i qëndron besnike marrëveshjeve politike në lidhje me funksionimin e koalicionit qeverisës. Sa i përket zgjedhjeve të 23 qershorit dhe koalicioneve të mundshme ai shtoi se do të respektohet marrëveshja me partneret qeveritar dhe se është herët të flitet për çështje të tilla .
Sipas Metës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të punoj më me efektivitet pasi nuk ka shumë kohë, ndaj duhet që të zhbllokohet procesi i ndarjes së zonave zgjedhore. Kreu i LSI ka komentuar edhe çështjen e Kukësit.
Kryetari i LSI-së Meta u ndal edhe tek privatizimet e fundit ku ai u shpreh se ajo që është e rëndësishme është çështja e transparencës dhe deri tani çdo gjë ka qenë e tillë.