Ngricat Zv/ministri i Bujqesise Me e prekur blegtoria

Temperaturat e ulëta dhe ngricat e përhapura kudo në vend, mund të ndikojnë në prishjen e prodhimeve vendase, megjithëse deri tani situata nuk është problematike. Ndoc Fasllia, zëvendësministër i Bujqësisë, thotë se klima e ashpër pritet të sjellë ndikime në prodhimtarinë e blegtorisë, e cila detyrohet të mbahet e mbyllur nga fermerët. Gjithashtu, sipas tij, temperaturat e ulta, ndikojnë në cilësinë e prodhimeve, për shkak të vonesave në transportimin e tyre. Por, drejtues të dikasterit të bujqësisë, konstatojnë se situata nuk eshte ende emergjente.
Në kushte të tilla, zëvendësministri Fasllia thekson se fermerët duhet të orientohen drejt skemave të sigurimit, me qëllim që të ruajnë prodhimet e tyre.
Që prej disa ditësh vendi është mbërthyer nga temperatura ekstremisht të ulta si dhe stuhi dëbore. Dimri i ashpër është përhapur kudo në botë.