Tiranë, gjendet një person i vdekur pranë Ministrisë së Jashtme
Një person i seksit mashkull është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm poshtë një ure në kryeqytet.
Viktima i moshës rreth 35 vjeç, ende i paidentifikuar është gjetur poshtë një peme pranë Ministrisë së Jashtme nga kalimtarë të rastit.
Dyshohet se viktima është endacak dhe mund të ketë vdekur si pasojë e konsumimit të alkolit dhe të ftohtit. Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.