E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti, temperaturat shkojne minus 7 grade

Kjo jave duket se do te sjelle dimrin e vertete ne vendin tone. Meteorologet parashikojne ulje te temperaturave deri ne minus 7 grade ne vendet malore, ndersa ne vendet e uleta, si Tirana, mengjesi do te shkoje 3 grade Celsius. Nderkohe qe gjate kesaj jave pritet te jete edhe ulja me e madhe e temperaturave me 6 deri ne 9 grade Celsius. Ndersa sot dhe neser pritet qe te nisin reshjet e shiut, kurse ne zonat malore do te kete perseri reshje te bores. "Gjate dites se marte dhe te merkure do te kemi nje rritje te lehte me 3 grade celsius, qe do te shoqerohet me reshje te bollshme shiu ne zonat e uleta dhe me debore ne zonat malore", ka pohuar Tanja Porja nga "Meteoalb". Sipas saj, pas dites se merkure vendi pritet te pushtohet nga nje vale i ftohti, me temperatura disa grade nen zero, qe do te cojne ne dobesim te reshjeve te shiut dhe debores. "Problematike eshte situata termike ne vend, kjo pasi me gjithe rritjen qe do te pesojme temperaturat mengjesin e se martes, ne mesjave do te kemi ulje konstante te temperaturave te mengjesit. Pas dites se shtune do te kemi temperatura deri ne minus 7 apo minus 5 grade Celsius per vendet malore. Ndersa zonat e uleta, minimalja do te arrije deri ne 3 grade Celsius", ka pohuar Porja. Sipas saj, parashikohet qe i gjithe muaji dhjetor te kete reshje te bollshme shiu dhe te karakterizohet nga temperaturat tipike te stines se dimrit.

Debora

Pak dite me pare Shqiperia pesoi nje ndryshim total te kushteve atmosferike. Nga nje kohe pranverore, u kalua ne reshje te debores, te cilat ishin te pranishme ne te gjitha qytetet dhe zonat malore te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›