Vret veten me cifte, pas dehjes me raki
Librazhd- Ekspertiza zbardh vdekjen e nje 54 vjecari qe kishte shkuar si mik ne shtepine e kunatit te tij ne fshatin Polis-Vile te Librazhdit dhe u gjet i pajete me nje plage plumbi ne trup. Pas kater ditesh hetimesh, eshte mesuar e verteta mbi "vrasjen" e Astrit Muzhaqit, qe sipas grupit hetimor ka vrare veten ne shtrat me armen e gjahut ne gjendje teper te dehur. Viktima jetonte ne lagjen "Emin Matraxhi" te Elbasanit se bashku me familjen, ndersa me 9 dhjetor ishte nisur drejt fshatit te lindjes, ku per darke ka qendruar tek kunati i tij, R. T. Te nesermen ka dale nga shtepia e kunatit duke i thene se do te shkonte ne banesen e tij te vjeter ne fshat, por ne fakt sipas hetimeve te kryera ka qendruar ne fshat me G. T., e D. T., shoke te tij, me banim po ne Polis-Vilan dhe rreth ores 13:00 ka shkuar ne banesen e P. B., kusheri i tij. Me vete ka pasur dhe armen e gjahut, ndersa kane pire raki deri sa jane dehur dhe pas darkes, rreth ores 23:30, ka dale jashte duke qelluar ne ajer 4 here dhe me pas eshte shtrire per te fjetur gjume. "Me date 11 dhjetor rreth ores 08:30, R. B., duke bere punet e shtepise ka degjuar nje krisme arme ne dhomen ku flinte viktima dhe aty ka gjetur Astrit Muzhaqin te pajete", njoftoi zedhenesja e Policise se Elbasanit dje. Ekspertet bllokuan armen e gjahut dhe me pas jane bere analizat e nevojshme laboratorike, duke vijuar hetimet per "shkaktim te vetevrasjes".