E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pilote" garash, per trafikun e droges

Gjirokaster- Trafikantet e droges se Lazaratit ne kerkim te teknikave te reja, per transportin e ngarkesave qe shpesh kapen nga Policia e Gjirokastres. Pasi kane deshtuar ne disa prej tentativave te radhes, eshte pare si zgjidhje e pershtatshme gjetja e shofereve te mire dhe qe rrezikojne duke bere gara shpejtesie me makinat e policise. Kjo ka ndodhur ne operacionin e fundit te koduar jo pa qellim "Piloti", pasi korrieri i 150 kg marihuane Lazarati, ka braktisur makinen pas aksidentit dhe ka humbur gjurmet. Burime zyrtare te Policise se Gjirokastres thane se ashtu sikurse transportuesit e tjere te arrestuar, edhe ne rastin e fundit autori eshte identifikuar dhe shpallur ne kerkim, por emri nuk u publikua per shkaqe hetimore. Jo vetem kaq, po mjeti tip "Benz" me targa Tepelene, rezultonte i vjedhur nje dite me pare ne qytetin e Sarandes. Destinacion i narkotikut ishte Greqia.

Gjate ndjekjes policore ne aksin Gjirokaster-Sarande, i dyshuari ka diktuar makinat e uniformave blu duke shtuar shpejtesine. Pasi i ka lene pas me metra te tera, ne erresiren e nates ka braktisur autoveturen e mbushur me droge dhe eshte zhdukur ne zonen e pyllezuar, duke i shpetuar prangave. Agjentet e Antidroges kane pasur informacionin se mjeti "Benz 240", kishte hyre ne Lazarat dhe me pas ka dale me nje ngarkese qe dyshohej se ishte lende narkotike. Kaq ka mjaftuar qe rreth ores 21:00 te niste ndjekja ne distance ne aksin Gjirokaster-Jorgucat dhe me tej drejt Sarandes me nje shpejtesi qe kalonte normat e lejuara.

Ndjekja ka vazhduar deri ne kthesen e fshatit Dervician te komunes Dropulli i Poshtem, ku makina per shkak te shpejtesise dhe trafikut, ka dale nga rruga kryesore duke perfunduar per dhjetera metra poshte. Madje ka pasur dhe nje perplasje me borduren anesore te autostrades. Ne kete moment jane kerkuar perforcime, kurse i dyshuari ka lene makinen duke u zhdukur ne erresire.

Ne automjetin me targa TP 1221 B, ne sediljen e pasagjerit dhe te pasme, kishte 55 pako me peshe 1 kilograme secila dhe nje cante te madhe shpine e mbushur me marihuane e hedhur rifuxho, e cila peshonte 26 kilograme. Kontrolli ka vijuar edhe ne bagazhin e automjetit, ku jane konstatuar 45 pako me peshe 1 kilograme secila, si dhe nje cante shpine e madhe e mbushur me 24 kilograme droge. Pesha e pergjithshme rezultoi se ishte 150 kilograme lende narkotike, marihuane.

Policia: Pronari denoncoi ne Sarande vjedhjen e makines

Nga verifikimet e bera per te identifikuar pronarin e automjetit, rezultoi se kete automjet Policia e Sarandes e ka shpallur ne kerkim si te vjedhur me 13 dhjetor te ketij viti, pasi ishte vjedhur gjate nates se shtune ne lagjen nr. 4 dhe pronari i automjetit kishte bere denoncim ne komisariat. "Eshte identifikuar edhe autori i ketij trafiku qe po bente njekohesisht transportin e lendes narkotike, por emri nuk mund te publikohet per shkaqe hetimore", thane burime zyrtare te Policise se Gjirokastres. Hetimet e metejshme per kete ngjarje do t'i kryeje Prokuroria e Gjirokastres, per vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›