Shqiperia, 4 viktima nga gripi i derrit
Vendi yne numeron kater viktima nga gripi i derrit. Rasti i fundit ka qene nje 30-vjecar nga Vlora me inicialet E.M, i cili ka nderruar jete fundjaven e kaluar si pasoje e virusit. Sipas Institutit te Shendetit Publik, 30-vjecari, i cili ishte kthyer pak dite me pare nga emigracioni dhe po kurohej ne shtepi me antibiotike. Pas perkeqesimit te gjendjes shendetesore ai ishte shtruar ne spital, dhe me pas u transportua ne sanatoriumin e Tiranes ku edhe nderroi jete. Nderkohe dy persona te tjere vdiqen po ne te njejten dite, si pasoje e gripit te derrave. Te dy viktimat vuanin nga semundje te tjera, te cilat i shkaktuan edhe vdekjen. Viktima e pare eshte nje grua 47-vjecare nga Shkodra, e cila ndodhej e shtruar ne sanatorium prej pese ditesh. Ndersa viktima e dyte eshte nje mashkull 53 vjec, i cili ka nderruar jete ne spitalin rajonal te Shkodres. Kurse viktima e katert ishte nje 53 vjecar nga Sukthi i Durresit, i cili nderroi jete ne fillim te ketij muaji. Nga te dhenat e deri tanishme, rezulton se personat qe kane humbur jeten nga gripi i derrit kane qene persona qe kane vuajtur edhe nga semundje te tjera, si semundja e mushkerive dhe semundje te tjera kronike.