E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje/ U arratis pas operacionit antidroge, arrestohet 22-vjecari

Kerkohej per shitje te lendeve narkotike ne Tirane, kapet ne Kruje i dyshuari 22-vjecar. Burime zyrtare te policise vendore, thane se dy dite me pare eshte prangosur nga Komisariati i Krujes, Julian Meta, i cili fshihej ne banesen e tij. Sipas dosjes hetimore te policise se kryeqytetit, me shkrese nr. 1420 te 25 nentorit te ketij viti, Gjykata e Tiranes ka dhene masen e sigurise "arrest me burg", per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Gjate nje operacioni te kryer ne kryeqytet javen e fundit te muajit nentor, Meta ka mundur te arratiset, edhe pse ishte identifikuar nga agjentet e Antidroges.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›