Plagosen ne grabitje emigrantin, prangosen tre te kerkuarit
Elbasan- Plagosen per grabitje nje person qe nuk u kishte paguar 200 euro te premtuara per dergimin ne Greqi, arrestohen pas nje jave tre te dyshuarit per krimin. Banori nga fshati Shushice, nuk kishte pranuar te paguante pasi ishte braktisur ne afersi te Qafe-Botes nga "korrieret" dhe gjate riatdhesimit eshte kthyer ne shtepi ne Elbasan. Burime zyrtare te policise, thane se ndaluan vellezerit Astrit dhe Durim Paja, 30 dhe 28 vjec dhe Indrit Metani 21 vjec. Kapja e tyre eshte bere diten e djeshme, nen akuzat e "vjedhjes me dhune", "ndihme per kalim te paligjshem te kufirit" dhe "plagosje e rende, e kryer ne bashkepunim". Ngjarja ka ndodhur javen e pare te ketij muaji, ndersa denoncimi eshte bere nje dite pas rrahjes barbare te nje 38-vjecari nga fshati Shushice dhe plagosjes me sende te forta ne mes te rruges. Ne daten 8 dhjetor ndaj te dyshuarve, ka nisur procedimi penal ne mungese, pasi gjate kontrollit te banesave nuk u mundesua dot arrestimi.