E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti, viktima e pare ne Durres

Nje banor i lagjes numer 17, ne Durres, eshte gjetur i vdekur dje pak pas mesdites ne afersi te ish-burgut ne qytetin bregdetar. Olsi Shabani, 25 vjec, eshte gjetur ne oren 13:15 nga kalimtare te rastit ne lagjen nr. 9 te qytetit, pas Mauzoleumit te Deshmoreve. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se 25-vjecari ishte larguar nje nate me pare nga shtepia. Kufoma e te riut eshte gjetur ne nje grup ndertesash te vjetra, ku mendohet se ai ka kaluar naten. Ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka percaktuar ende shkakun e vdekjes se 25-vjecarit. Ai njihej nga policia si perdorues i rregullt i droges, cka mendohet se mund t’i kete shkaktuar vdekjen. Nderkohe nuk perjashtohet mundesia qe ai te kete nderruar jete, pasi organizmi i tij nuk ka mundur te perballoje te ftohtin e madh te ketyre diteve. Policia e Durresit tha dje se trupi pa jete i 25-vjecarit Shabani eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal te Durresit, rreth ores 14:30, ndersa identifikimi i tij eshte bere pas afro nje ore. Nga te dhenat e para te grupit hetimor, mendohet se 25-vjecari ka vdekur ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme. Vendi ku eshte gjetur i vdekur 25-vjecari eshte ne skajin tjeter te qytetit, ne nje distance prej rreth 3 kilometrash nga banesa e tij.
K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›