E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rajkard: Një fitore e madhe

14/02/2005  Trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard është në qiellin e shtatë. Pas humbjes me Atletiko Madrid një javë më parë brenda në “Kamp Nou”, skuadra katalanase ka arritur të fitojë 3 pikë shumë të rëndësishme në transfertën e Saragozës.

Në fund të takimit në konferencën për shtyp tekniku holndez ka komentuar: “Ishte një fitore, që duhjet ta merrnim me çdo kusht- ka vazhduar-. Ka qenë një javë shumë e tensionuar për të gjithë. Gazetat shkuanin për një skuadër jo në formë, që nuk mund të paraqitet kështu kundër Çelsit në Ligën e Kampioneve, por në fakt kemi treguar të gjithë potencialin tonë. Ka qenë shumë e rëndësishme, mbi të gjitha për moralin”. Ronaldinjo nuk ka shënuar përsëri, por trajneri nuk është aspak i preukoupuar: “Më vjen për të qeshur kur më pyesin për golat e Ronaldinjos. Ka qenë një nga më të mirët në fushë kundër Saragozës dhe për mua kjo është ajo që vlen. Kemi shënuar katër gola në një fushë të vështirë...”. Trajneri shpall “luftën” me Real Madrid deri në fund të sezonit: “Valencia tashmë është shumë larg titullit dhe nuk e shoh më një si skuadër pretendente. Real Madrid do të jetë deri në fund rivali ynë kryesor. Ata janë duke luajtur shumë mirë dhe kanë arritur rezultate të larta, por ne jemi të bindur dhe nuk duam ta humbasim vendin e parë”. Një koment edhe për merkaton e sezonit të ardhshëm: “Jemi një skuadër e kompletuar pothuajse në të gjitha repartet dhe nuk do të bëjmë sigurisht një merkato me shumë investime. Iakunitna është një futbollist, që e ndjekim prej kohësh. Kemi biseduar me drejtuesit e Udinezes, por tratativat do të fillojnë në qershor. Nuk mund të shpenzojmë shumë para në merkato”. Rajkard siguron se asnjë futbollist nuk do të jetë në shitje: “Jemi të bindur se me këtë grup futbollistësh mund të shkojmë shumë larg si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, prandaj asnjë nga futbollistët nuk është në shitje”- ka thënë. Tekniku holandez nuk mendon se ka ardhur momenti për të sfiduar Çelsin në Ligën e Kampioneve. “Kemi akoma shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur në mënyrën më të mirë ndeshjen. Do të jetë shumë e rëndësishme për sezonin e Barcelonës”- ka përfunduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›