Mihajloviç: E munda Romën

14/02/2005
Interi arriti të mund Romën me rezultatin 2-0, falë një dygolëshi të Sinisha Miajloviçit. Serbi ka shënuar 28 gola në katër sezone në Seria A. Ai shprehet: “Isha me temperatur deri të premten në mbrëmje dhe nuk duhej të luaja. Nuk është shumë e lehtë të luash kur ke qenë dy ditë rreshtë me temperatur 39, por në fund ja arrita. I lejuam shumë pak Romës, ishim shumë të kujdesshëm në mbrojtje. Të gjithë luajtëm një ndeshje të mirë. Ne po kalojmë një periudhë shumë të mrekullueshme dhe shpresojmë që ky momente të zgjasë sa më shumë”. Një kuriozitet në këtë ndeshje ishte dhe fakti Mihajloviç shtiri “tek apo çiftë” me Adrianon se kush duhet të gjuante goditjen e dënimit. “Problemi jonë është se nuk dinim se kush duhet ta gjuante goditjet e dënimit, pasi duam të godasim të gjithë. Kështu që vendosëm që të shtinim “tek apo çiftë” se kush duhet të godiste dhe humba. Goditi Adriano, por po të godisja unë edhe mund të shënoja një tregolësh. Vieri? Pasi shënova golin e dytë shkova tek ai për të gëzuar. Është një kampion i madh dhe e meriton atë gëzim. Unë me Vierin njihemi prej kohësh dhe kemi shumë miqësi me njëri-tjetrin, por nuk duhet të shqetësohet aspak për mos aktivizimin në lojë, sepse kemi shumë ndeshje për të luajtur dhe të gjithë do të kenë hapsirën që dëshirojnë. Në këto momente po kalojmë një periudhë të jashtëzakonshme, kemi krijuar një harmoni shumë të mirë midis njëri-tjetrit”.