Policia: Orare për lokalet në plazh
Zhurmat nga muzika apo
ahengu në lokalet në
bregdet do të "shuhen"
me urdhër të policisë
çdo natë në mesnatë. Vetëm të
premten dhe të shtunën, lokalet
e zonave turistike mund të zgjasin
orarin deri në orën 02:00 të
mëngjesit, por jo më shumë. Ky
urdhër i policisë, i cili është përcjellë
në të gjitha drejtoritë e qarqeve,
ka ardhur pas ankesave të
shumta të turistëve dhe banorëve
për zhurmat e krijuara. Drejtoria
e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
bëri të ditur dje zyrtarisht se ka
marrë masa për të siguruar qetësinë
akustike në të gjitha plazhet
dhe zonat turistike të vendit. Kjo
nismë vjen nga ankesat e shumta
të qytetarëve dhe shqetësimet e
vazhdueshme të turistëve vendas
dhe të huaj, që pushojnë në
plazhet e Shqipërisë, për ndotjen
akustike (zhurma e diskove) tej
normave të lejuara dhe jashtë
orareve të përcaktuara. Sipas të
dhënave zyrtare nga Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit,
të gjitha drejtoritë e policisë në
qarqe dhe komisariatet e policisë,
që në territoret që mbulojnë
ka zona turistike, do të marrin
masa të ndërpresin aktivitetet që
krijojnë ndotje akustike në zonat
turistike. Që nga dita e hënë e
deri të enjten pas orës 24.00, dhe
për ditët e premte dhe e shtunë
pas orës 02:00, nuk do të lejohet
asnjë lokal që të qëndrojë hapur e
të sjellë shqetësime për pushuesit.
Policia lajmëron se për rastet
e prishjes së qetësisë publike, të
parashikuara nga neni 274 i Kodit
Penal, do të kryhen veprimet
procedurale dhe materialet do
t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor. Zhurmat e klubeve të
natës janë denoncuar herë pas
here nga qytetarët dhe turistët në
polici. Denoncimet kanë qenë të
shpeshta, sidomos në sezonin e
verës në plazhin e Durrësit dhe
Vlorës, ku banesat ndodhen mbi
klubet e natës, të cilat janë të
shpeshta në zonën e bregdetit.
Kjo, pasi pronarët e bareve dhe
restoranteve, gjatë sezonit turistik
ofrojnë argëtim me muzikë
"live" në ambientet e tyre për të
tërhequr sa më shumë klientët
turistë. Aksione të tilla janë kryer
edhe në Tiranë, por nga policia
bashkiake. Aksioni i fundit i policisë
bashkiake të kryeqytetit për
të ulur nivelin e zhurmave nga
lokalet e natës ka përfunduar me
14 gjoba të vendosura. Bëhet fjalë
për lokalet e zonës më të frekuentuar
të metropolit shqiptar, ato të
zonës së ish-Bllokut dhe aksioni
u realizua dy ditë më parë. Kjo
masë ndëshkimore është marrë
ndaj tyre, pasi nuk kanë përdorur
silenciatorë për muzikën
pas orës 23:00 të mbrëmjes,
megjithëse policia bashkiake i
kishte paralajmëruar për këtë
gjë. Ndërkohë, drejtuesit e kësaj
policie shprehen se, nëse ky do
të jetë një veprim i përsëritur
nga pronarët e lokaleve, nuk do
të mungojnë as masat ekstreme,
pra mbyllja e tyre.
ahengu në lokalet në
bregdet do të "shuhen"
me urdhër të policisë
çdo natë në mesnatë. Vetëm të
premten dhe të shtunën, lokalet
e zonave turistike mund të zgjasin
orarin deri në orën 02:00 të
mëngjesit, por jo më shumë. Ky
urdhër i policisë, i cili është përcjellë
në të gjitha drejtoritë e qarqeve,
ka ardhur pas ankesave të
shumta të turistëve dhe banorëve
për zhurmat e krijuara. Drejtoria
e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
bëri të ditur dje zyrtarisht se ka
marrë masa për të siguruar qetësinë
akustike në të gjitha plazhet
dhe zonat turistike të vendit. Kjo
nismë vjen nga ankesat e shumta
të qytetarëve dhe shqetësimet e
vazhdueshme të turistëve vendas
dhe të huaj, që pushojnë në
plazhet e Shqipërisë, për ndotjen
akustike (zhurma e diskove) tej
normave të lejuara dhe jashtë
orareve të përcaktuara. Sipas të
dhënave zyrtare nga Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit,
të gjitha drejtoritë e policisë në
qarqe dhe komisariatet e policisë,
që në territoret që mbulojnë
ka zona turistike, do të marrin
masa të ndërpresin aktivitetet që
krijojnë ndotje akustike në zonat
turistike. Që nga dita e hënë e
deri të enjten pas orës 24.00, dhe
për ditët e premte dhe e shtunë
pas orës 02:00, nuk do të lejohet
asnjë lokal që të qëndrojë hapur e
të sjellë shqetësime për pushuesit.
Policia lajmëron se për rastet
e prishjes së qetësisë publike, të
parashikuara nga neni 274 i Kodit
Penal, do të kryhen veprimet
procedurale dhe materialet do
t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor. Zhurmat e klubeve të
natës janë denoncuar herë pas
here nga qytetarët dhe turistët në
polici. Denoncimet kanë qenë të
shpeshta, sidomos në sezonin e
verës në plazhin e Durrësit dhe
Vlorës, ku banesat ndodhen mbi
klubet e natës, të cilat janë të
shpeshta në zonën e bregdetit.
Kjo, pasi pronarët e bareve dhe
restoranteve, gjatë sezonit turistik
ofrojnë argëtim me muzikë
"live" në ambientet e tyre për të
tërhequr sa më shumë klientët
turistë. Aksione të tilla janë kryer
edhe në Tiranë, por nga policia
bashkiake. Aksioni i fundit i policisë
bashkiake të kryeqytetit për
të ulur nivelin e zhurmave nga
lokalet e natës ka përfunduar me
14 gjoba të vendosura. Bëhet fjalë
për lokalet e zonës më të frekuentuar
të metropolit shqiptar, ato të
zonës së ish-Bllokut dhe aksioni
u realizua dy ditë më parë. Kjo
masë ndëshkimore është marrë
ndaj tyre, pasi nuk kanë përdorur
silenciatorë për muzikën
pas orës 23:00 të mbrëmjes,
megjithëse policia bashkiake i
kishte paralajmëruar për këtë
gjë. Ndërkohë, drejtuesit e kësaj
policie shprehen se, nëse ky do
të jetë një veprim i përsëritur
nga pronarët e lokaleve, nuk do
të mungojnë as masat ekstreme,
pra mbyllja e tyre.