E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen në Zvicër, Kosova temë e takimeve

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen ka vizituar të enjten Zvicrën. Në takimin që ka pasur me ministrin zviceran të Mbrojtjes, Maurer, dhe atë të Punëve të Jashtme, Burkhalter, kreu i NATO-s ka folur veç tjerash edhe për angazhimin e Zvicrës në Kosovë.

Pjesëmarrja e trupave të Zvicrës (Swisscoy) në kuadër të KFOR-it, gjegjësisht angazhimi zviceran për “Partneritetin për paqe” ka marrë lëvdata nga Rasmusseni, ashtu si dhe nga nikoqirët e tij, transmeton albinfo.ch.

Angazhimi i forcave zvicerane në Kosovë ka filluar para 13 vjetësh, ndërsa do të vazhdojë së paku deri në vitin 2014.

Shkak i drejtpërdrejtë i vizitës së Rasmussenit në Zvicër ka qenë ftesa që Universiteti i Zürichut i ka bërë atij për të mbajtur një ligjëratë./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›