I gjendet drogë në shtëpi, arrestohet

Foto ilustruese
Një 27-vjeçar është arrestuar në Tropojë për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Jetnor Tahiraj, 27 vjeç, nga fshati Margegaj, u vu në pranga pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën 250 kubikë të plastifikuar me bimë që dyshohet e llojit kanabis sativa. Sasia e saj nuk është bërë e ditur.
Tahiraj është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, ndërsa policia po heton në lidhje me bashkëpunëtorë të tjerë të tij dhe destinacionin e lëndës narkotike. / G.N.